Sport

Racizëm në ndeshjet e Ligës së Evropës, UEFA ndëshkon klubin e Partizanit të Beogradit

13 Gusht 2019, 15:14 Nga DOSJA
Racizëm në ndeshjet e Ligës së Evropës, UEFA

Federata Evropiane e Futbollit ka ndëshkuar klubin e Partizanit të Serbisë dhe Lokomotiv Polovdiv të Bullgarisë, pasi gjatë ndeshjeve të Ligës së Europës ka pasur incidente të lidhura me racizëm.

UEFA ka ndëshkuar klubin e Partizanit që dy ndeshjet e rradhës ti luajë me dyer të mbyllura, pasi gjatë ndeshjes me klubin turk Malatyaspor tifozët serb kanë pasur qasje raciste në stadium. Ku këtë ndeshje ekipi serb e ka fituar me rezultatin 3-1.

Ndërsa ekipi bullgar, Lokomotiv Plovdiv, ka marrë gjysmë dënim nga UEFA pasi stadiumi i tyre do të jetë gjysmë i hapur për shkak se ka pasur nga tifozët e tyre qasje raciste kundër ekipit francez, Strasbourg.

Ekipi bullgar nuk arriti të fitonte në këtë ndeshje pasi u  mund nga francezët me rezultatin 1-0.

Ekipin bullgar i Lokomotivës është urdhëruar nga trupi udhëheqës i futbollit evropian  që në stadiumin e tij të vendosë mbishkrimin me logon e UEFA-s: #EqualGame. (Lojë e barabartë).

(D.K/Dosja.al)

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport federata evropiane e futbollit lokomotiv polovdiv partizani i serbisë racizëm në ndeshjet e ligës së europës uefa ndëshkon partizanin dhe lokomotiv polovdiv federata evropiane e futbollit lokomotiv polovdiv partizani i serbisë racizëm në ndeshjet e ligës së europës uefa ndëshkon partizanin dhe lokomotiv polovdiv

Sondazh

Poll