Sport

Tirana gati për një tjetër goditje në merkato, siguron futbollistin e Kombëtares

12 Gusht 2019, 15:16 Nga DOSJA
Tirana gati për një tjetër goditje në merkato, siguron

TIRANË-Klubi i Tiranës nuk di të ndalet në merkato,  siguron shërbimet e futbollistit të Kombëtares Andi Lila.  Futbollisti duket se do ta mbyllë karrierën  me 24 herë kampionët e Shqipërisë.

Futbollisti Lila në eksperiencën e tij të parë me klubin e Tiranës ka fituar titullin kampion dhe Kupën e Shqipërisë.

Tekniku Ardian Mema gjatë  kësaj merkatoje  vere ka bërë shumë lëvizje cilësore duke shtuar futbollist me vlerë në skuadër që e bëjnë Tiranën rivale të fortë për të fituar kampionatin dhe Kupën.

Bardheblutë më parë kanë afruar në skuadër futbollistin Kristi Vangjeli dhe duken se e kanë përforcuar skuadrën në të gjitha repartet.

(D.K/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport andi lila ardian mema klubi i tiranes kristi vangjeli merkato verore andi lila ardian mema klubi i tiranes kristi vangjeli merkato verore

Sondazh

Poll