Sport

Luiza Gega lë pas serben dhe rumunen, vendos rekordin e ri kombëtar

13 Gusht 2019, 05:37 Nga DOSJA
Luiza Gega lë pas serben dhe rumunen, vendos rekordin e ri kombëtar

SHKUP- Luiza Gega nuk di të ndalet kur bëhet fjalë për fitore. Atletja shqiptare tashmë me disa fitore të njëpasnjëshme, ka arritur të fitojë edhe në garën e 5,000 m, me kohën 15 minuta, 36 sekonda e 62 të qindtat, nga 15 minuta, 46 sekonda e 89 të qindtat që ishte, në Ligën e 3-të të Kampionatit Evropian Ekipor të Atletikës, që u mbajt në Shkup.

Gega shënoi në listën e  saj të sukseseve një tjetër fitore në kampionatin ekipor Europian të Atletikës.

Shqiptarja fitoi garën e 5 mijë metrave, duke vendosur dhe rekord kombëtar.

Ajo la pas pas 15 minuta e 36 sekonda e 62 të qindtat, sportisten rumune Fisikoviçi dhe serben Jevtiç.

Gega po kuafilfikohet për herë të dytë si atlete e suksshme me normë olimpike.

A.C/Dosja.al

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport luiza gega rekord i ri kombetar shkup luiza gega rekord i ri kombetar shkup

Sondazh

Poll