Bota

Kushtetuta e Kaçanikut, Osmani: 32 vite më parë nisi akti i parë për krijimin e shtetit të pavarur

Në një postim në Facebook Osmani u shpreh se përfaqësuesit e atëhershëm të Kuvendit treguan forcë dhe guxim pasi përjetësuan në Kushtetuë vullnetin e qytetarëve të cilët i përfaqësonin.

7 Shtator 2022, 11:47 Nga d.a.
Kushtetuta e Kaçanikut, Osmani: 32 vite më parë nisi akti i
Osmani

KOSOVË- Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka përkujtuar 32-vjetorin e Kushtetutës së Kaçanikut, e cila sipas saj shënon aktin e parë për krijimin e një shteti të pavarur.

Në një postim në Facebook Osmani u shpreh se përfaqësuesit e atëhershëm të Kuvendit treguan forcë dhe guxim pasi përjetësuan në Kushtetuë vullnetin e qytetarëve të cilët i përfaqësonin.

"Sot, 32 vjet më pas, teksa e kujtojmë këtë datë historike, ne i përulemi guximit të delegateve e delegatëve të atëhershëm të Kuvendit të Kosovës, përkushtimit të tyre ndaj atdheut dhe këmbënguljes për ta parë të jetësuar shtetin e tyre. Duke e miratuar Kushtetutën, ata e vendosën gurin e parë, themeltar, të shtetësisë sonë. Me të nisi krijimi i identitetit kushtetues e shtetëror të Republikës së Kosovës."- shkruan Osmani.

Postimi i plotë:

32 vjet më parë, gra e burra përfaqësues, me guximin qytetar e vetëdije kombëtare, e miratuan Kushtetutën e Kaçanikut, e cila shënon aktin e parë në krijimin e rendit kushtetues të Kosovës dhe i fortifikon përpjekjet e brezave të tërë për shtet të pavarur.
Përfaqësuesit e atëhershëm të Kuvendit, më 7 shtator 1990 i dolën zot vendit dhe e përjetësuan në Kushtetutë vullnetin e qytetarëve të cilët i përfaqësonin, duke e vulosur përfundimisht përpjekjen për liri, demokraci e shtet të pavarur. Ata e sfiduan një shtet e një regjim të egër, duke i vënë themelet e palëkundura të Kosovës së pavarur.
Sot, 32 vjet më pas, teksa e kujtojmë këtë datë historike, ne i përulemi guximit të delegateve e delegatëve të atëhershëm të Kuvendit të Kosovës, përkushtimit të tyre ndaj atdheut dhe këmbënguljes për ta parë të jetësuar shtetin e tyre. Duke e miratuar Kushtetutën, ata e vendosën gurin e parë, themeltar, të shtetësisë sonë. Me të nisi krijimi i identitetit kushtetues e shtetëror të Republikës së Kosovës. Përjetësisht mirënjohës për këtë akt historik!

 

vjosa osmani kushtetuta e kacanikut

Sondazh

Poll