Bota

Shpërthen zjarri në një lokal në Vietnam, 12 të vdekur dhe mbi 40 të plagosur

Zjarri shpërtheu të martën në mbrëmje në një lokal në provincën Binh Duong, një qendër prodhimi industrial pranë qytetit Ho Chi Minh. Nga të plagosurit, 11 ishin në gjendje të rëndë, thuhet në raport.

7 Shtator 2022, 10:01 Nga d.a.
Shpërthen zjarri në një lokal në Vietnam, 12 të vdekur
zjarri ne Vietnam

VIETNAM- Të paktën 12 persona humbën jetën dhe 40 të tjerë u plagosën në një zjarr në një bar karaoke në Vietnamin jugor, njoftuan mediat shtetërore të mërkurën.

Sipas Reuters, zjarri shpërtheu të martën në mbrëmje në një lokal në provincën Binh Duong, një qendër prodhimi industrial pranë qytetit Ho Chi Minh. Nga të plagosurit, 11 ishin në gjendje të rëndë, thuhet në raport.

Kur shpërtheu zjarri, unë isha shumë në panik dhe vrapova për siguri dhe nuk më kujtohet se si ndodhi”, citohet të ketë thënë në raport një dëshmitare, e cila e identifikoi veten vetëm si Quynh.

Kryeministri Pham Minh Chinh urdhëroi të mërkurën Ministrinë e Sigurisë Publike dhe autoritetet provinciale të hetojnë shkakun e zjarrit. Chinh urdhëroi gjithashtu qytetet dhe provincat në të gjithë vendin e Azisë Juglindore që të respektojnë standardet e sigurisë në objektet e prirura ndaj zjarrit, duke përfshirë në bare karaoke.

Karaoke është e popullarizuar në Vietnam, por standardet e dobëta të sigurisë në vende kanë ngritur shqetësime. Tre zjarrfikës u vranë në një zjarr në një bar tjetër karaoke në Hanoi muajin e kaluar.

12 te vdekur ne vietnam zjarr ne vietnam pham minh chinh

Sondazh

Poll