Bota

"Katastrofa humanitare është afër", Putin akuzon perëndimin se sanksionet do të sjellin krizë ushqimore

Në një fjalim në Forumin Ekonomik Lindor në Vladivostok, Putin tha se perëndimi kishte minuar ekonominë globale me një përpjekje "agresive" për të imponuar dominimin e tij në të gjithë botën.

7 Shtator 2022, 09:41 Nga d.a.
"Katastrofa humanitare është afër", Putin akuzon
Putin

RUSI- Presidenti rus Vladimir Putin, ka thënë se sanksionet e perëndimit ndaj vendit të tij ishin dritëshkurtër dhe një rrezik për të gjithë botën, e cila sipas tij po kthehet gjithnjë e më shumë drejt Azisë.

Sipas Guardian, në një fjalim në Forumin Ekonomik Lindor në Vladivostok, Putin tha se perëndimi kishte minuar ekonominë globale me një përpjekje "agresive" për të imponuar dominimin e tij në të gjithë botën.

“Edhe një herë, ata thjesht mashtruan vendet në zhvillim dhe vazhdojnë t'i mashtrojnë ato. Me këtë qasje, shkalla e çështjeve të ushqimit (furnizimit) në botë vetëm do të rritet, për fat të keq. Për keqardhjen tonë të madhe, kjo mund të çojë në një katastrofë humanitare të paprecedentë.”-tha ai.

Ai shtoi se Rusia kishte bërë gjithçka që mundej për të siguruar që Ukraina të ishte në gjendje të eksportonte grurë, por se problemet në tregun global të ushqimit ka të ngjarë të intensifikohen dhe se një katastrofë humanitare po afrohej.

Putin, gjatë të njëjtit fjalim, pohoi gjithashtu se bota në zhvillim ishte "mashtruar" nga një marrëveshje historike e grurit, e krijuar për të lehtësuar një krizë ushqimore.

Putin synoi marrëveshjen, të ndërmjetësuar nga Turqia dhe Kombet e Bashkuara, duke thënë se eksportet e drithit ukrainas nuk do të shkojnë në vendet më të varfra të botës.

 

vladimir putin kriza ekonomike prej luftes

Sondazh

Poll