Bota

Zyrtari rus: Forcat ukrainase kanë sulmuar qytetin lindor të Kharkiv

Qyteti me 27,000 banorë shtrihet midis Kharkiv-it dhe Izyum-it të kontrolluar nga Rusia, një qytet me një qendër kryesore hekurudhore që përdoret nga Moska për të furnizuar forcat e saj.

7 Shtator 2022, 09:33 Nga d.a.
Zyrtari rus: Forcat ukrainase kanë sulmuar qytetin lindor të Kharkiv
Lufta ne Ukraine

UKRAINË- Forcat ukrainase kanë sulmuar qytetin lindor të pushtuar nga Rusia, Balakliia në rajonin e Kharkiv, ka thënë një zyrtar i lartë i emëruar nga Rusia.

Sipas Guardian, qyteti me 27,000 banorë shtrihet midis Kharkiv-it dhe Izyum-it të kontrolluar nga Rusia, një qytet me një qendër kryesore hekurudhore që përdoret nga Moska për të furnizuar forcat e saj.

"Sot, forcat e armatosura ukrainase, pas përgatitjes së zgjatur të artilerisë filluan një sulm në Balakliia”, tha zyrtari rus i Republikës Popullore të vetëshpallur të Donetsk, Daniil Bezsonov në Telegram të martën.

Bezsonov shtoi se nëse qyteti do të humbiste, forcat ruse në Izyum do të bëheshin të pambrojtura në krahun e tyre veriperëndimor. Forcat e armatosura ukrainase përqendruan zjarr masiv ndaj grupeve të lëvizshme të Republikës Popullore të Donetskut, të cilat kishin zënë pozicione mbrojtëse në pyjet e afërta.

Në këtë kohë, Balakliia është në rrethim operativ dhe brenda rrezes së qitjes së artilerisë ukrainase. Të gjitha afrimet janë ndërprerë nga zjarri.”

Guvernatori i rajonit të Luhanskut, Serhiy Gaidai i tha televizionit ukrainas, pa dhënë vendndodhje, se “një kundërsulm është duke u zhvilluar dhe … forcat tona po shijojnë njëfarë suksesi. Le ta lëmë me kaq”.

lufta ukraine-rusi daniil bezsonov serhiy gaidai

Sondazh

Poll