Bota

Sondazhi: Amerikanët besojnë se fjalimi i Bidenit është 'përshkallëzim i rrezikshëm', nxit konflikte

Republikanët dhe të pavarurit e përbuzin në masë fjalimin e presidentit amerikan Joe Biden, të mbajtur në Filadelfia më 1 shtator.

7 Shtator 2022, 09:03 Nga A.B
Sondazhi: Amerikanët besojnë se fjalimi i Bidenit është
Joe Biden

SHBA- Më shumë se gjysma e amerikanëve besojnë se fjalimi i Presidentit Joe Biden më 1 shtator në Filadelfia ishte një "përshkallëzim i rrezikshëm" i retorikës politike, i krijuar për të "nxitur konfliktin" në SHBA. Republikanët dhe të pavarurit janë jashtëzakonisht të alarmuar nga fjalët e Biden, dhe madje 18% e demokratëve janë dakord, sipas një sondazhi të publikuar një ditë më parë nga Trafalgar Group.

Më 1 shtator, teksa qëndronte përpara Sallës së Pavarësisë në Filadelfia, Biden pohoi se "barazia dhe demokracia janë nën sulm" nga "republikanët MAGA" të udhëhequr nga paraardhësi i tij Donald Trump. 

Sipas sondazhit të Trafalgar, 56.8% e amerikanëve e panë fjalimin si "një përshkallëzim të rrezikshëm në retorikë dhe është krijuar për të nxitur konflikt midis amerikanëve", ndërsa 35.5% thanë se ishte "mesazh i pranueshëm i fushatës që pritet në një vit zgjedhor".

Të ndarë sipas përkatësisë partiake, 89.1% e republikanëve, 18.7% e demokratëve dhe 62.4% e të pavarurve e konsideruan fjalimin e Biden të rrezikshëm dhe përçarës. Vetëm 4.7% e republikanëve dhe 31.2% e të pavarurve menduan se ishte normale, së bashku me 70.8% të demokratëve.

"Kur votuesit ju thonë se mendojnë se deklaratat e përgatitura të një presidenti në detyrë të SHBA-së janë një përshkallëzim i rrezikshëm dhe është krijuar për të nxitur konfliktin, ne po jetojmë në kohë të tmerrshme," tha Mark Meckler i Konventës së Shteteve, grupi që porositi sondazh.

“Ndoshta edhe më i tmerrshëm është fakti që një shumicë e madhe demokratësh mendojnë se ky ishte thjesht një fjalim rutinë i vitit zgjedhor,” shtoi ai.

Biden, i cili në mënyrë të përsëritur premtoi të bashkonte vendin, "është bërë presidenti më përçarës në historinë amerikane", shtoi Meckler, grupi i të cilit mbron një konventë kushtetuese për të kufizuar më tej pushtetin e qeverisë amerikane.

Burimi: Rt.com

joe biden shba

Sondazh

Poll