Lenci ia hodhi! Një nga luanët e Fierit jashtë rrezikut për jetën, “Katër putrat”: Jemi shumë të lehtësuar (Video)
13 Gusht 2019, 13:26Nga DOSJA
HOLANDË– Një lajm i mirë më në fund! Luani Lenci, i cili u shpëtua para pak muajsh nga kopshti i ferrit në Fier, ka dalë nga gjendja kritike për jetën.
Lajmin e ka dhënë “FELIDA Big Cat Centre”, e cila shkruan në faqen e saj në Facebook se luani ndjehet shumë më mirë.
“Lenci po ndihet shumë më mirë! Gjatë ditëve të kaluara, bëhet e qartë se Lenci po ndihet shumë më mirë pasi gjendja e tij vazhdon të përmirësohet. Ne jemi shumë të lehtësuar kur e shohim gjendjen e tij, por gjithësesi do të vazhdojmë ta mbajmë nën vëzhgim!,”-shkruan qendra e shpëtimit.
Postimi i plotë:
Fatkeqësisht fatin e Lencit nuk e pati Zhaku, i cili ndërroi jetë pak muaj më parë. Sipas “Felida” luani i kishte të shkatërruara veshkat për shkak të kushteve të këqija të jetesës dhe nuk mbijetoi dot.
Historia e keqtrajtimit të luanëve nisi me një artikull në britaniken “Daily Mail”, e cila e pagëzoi me emrin “Kopshti zoologjik i ferrit!”. Foto e publikuara tregonin një luan të kequshqyer dhe kafshë të tjera brenda kafazeve të rrethuar nga papstërti, ku mungonte uji i pastër dhe higjena.
Në tetor kafshët u sollën në Kopshtin Zoologjik të Tiranës, për t’u marrë më pas në Holandë nga organizata “4 putrat”.
(k.m/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
SHQIPËRI– 54 persona janë proceduar nga policia për krime mjedisore. Mësohet se pas një hetimi të kryer nga policia është vërtetuar se të proceduarit ndërt...
SARANDË– Një shtëpi është përfshirë nga flakët. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në qytetin e Sarandës.Gjithashtu bëhet me dije se ambulanca ka mbërritur në v...
Shqipëri- Një biznesmen në veri të vendit ka denoncuar për Dosja.al se lufta e anti-informalitetit, nismë e qeverisë Rama, nuk ka bërë asgjë tjetër përveç...
Me anë të një postimi në rrjetin social, Facebook, Këshilli Koordinativ i Diasporës është shprehur kundër shembjes së Teatit Kombëtar.Bëhet fjalë për 6 anëtarë ...
Pogradec- Banesa e biznesmenit Valter Gora në Buçimas të Pogradecit është grabitur. Mësohet se Gora është pronari i një karburanti dhe disa persona me ma...
BORSH– Një skaf është përfshirë nga flakët paraditen e sotme, duke bërë që pushuesit t’i përfshijë paniku. Ngjarja ka ndodhur në ujërat e Borshit, ndërsa ...
Shqipëri-Drejtimi i makinës nuk është më atribut vetëm i meshkujve. Tashmë makina është një mjet i rëndësishëm transporti për të dyja gjinitë.Madje edhe në Shqi...