Aktualitet

Maskat i vjedhin kasafortën biznesmenit në Pogradec, marrin bizhuteri, lekë dhe armë (EMRI)

13 Gusht 2019, 10:29 Nga DOSJA
Maskat i vjedhin kasafortën biznesmenit në Pogradec, marrin bizhuteri,

Pogradec- Banesa e biznesmenit Valter Gora në Buçimas të Pogradecit është grabitur. Mësohet se Gora është pronari i një karburanti dhe disa persona me maska i janë futur në banesën e tij duke i marrë një kasafortë me një sasi lekësh, bizhuteri dhe një armë gjahu të poseduar me leje.

Njoftimi i policisë:

Më datë 13.08.2019, në orët e para të mëngjesit, në fshatin Buçimas, persona të paidentifikuar kanë hyrë në banesën e shtetasit V.G (pranë së cilës ndodhet edhe një karburant në pronësi të tij) dhe kanë marrë një kasafortë me një sasi lekësh, bizhuteri dhe një armë gjahu të poseduar me leje nga ky shtetas.

Grupi hetimor në vendngjarje po punon për identifikimin/kapjen e autorëve, si edhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet masat vjedhin banesën pogradec valter gora vidhet banesa e biznesmenti masat vjedhin banesën pogradec valter gora vidhet banesa e biznesmenti

Sondazh

Poll