Aktualitet

PAMJE TË TRISHTA/ Shqiptarët dynden drejt ëndrrës britanike, rrugëtimi me dy presa në gomone

Shumë të tjerë ndalohen nga policia në Francë që shpeshherë iu dëmton gomonen e u ndërpret rrugëtimin.

6 Shtator 2022, 21:43 Nga F.M
PAMJE TË TRISHTA/ Shqiptarët dynden drejt ëndrrës britanike,
Shqiptarët në gomone

TIRANË- Pamjet që po shikoni janë vetëm një përmbledhje e disa prej rrugëtimeve të rrezikshme të ndërmarra nga shqiptarët drejt Anglisë. Në këmbim të të paktën 5 mijë eurove, shqiptarët hipin në gomone dhe nga Franca udhëtojnë drejt Britanisë së Madhe, ku prekin ëndrrën për një të ardhme më të mirë. Por, siç edhe ndodhi me një grup emigrantësh, të cilëve gomonja ju përmbyt e u bllokuan në mes të detit, mbërritja shëndoshë e mirë në tokën angleze nuk është e garantuar.

Shumë të tjerë ndalohen nga policia në Francë që shpeshherë iu dëmton gomonen e u ndërpret rrugëtimin. Numri i shqiptarëve që rrezikojnë jetën për të udhëtuar drejt Anglisë për një jetë më të mirë është rritur ndjeshën këtë sezon veror dhe ëstë kthyer në një problem për autoritetet e Britanisë së Madhe. Shifrat zyrtare flasin për mijëra shqiptarë që zgjedhin të blejnë vdekjen me para, paguajnë udhëtimin me gomone nga Franca drejt Britanisë, vetëm që të largohen nga Shqipëria.

Pak ditë më parë u raportua për një gomone me shqiptarë që u ça nga autoritetet franceze të cilët nuk i lejuan emigrantët të niseshin drejt Anglisë. Raste të tilla janë të shpeshta që detyrojnë shqiptarët të presin brigjeve për rrugën e radhës. Por, Britania e Madhe, tani me në krye Lizz Truss nuk është treguar mjaft mikpritëse, madje ka përgatitur planin për deportimin e emigrantëve drejt Ruandës. Frika se gomonet do të mbushen me kriminelë shqiptarë që do u shërbejnë bandave në Angli, ka bërë që masat për mikpritjen e emigrantëve të shtrëngohen.

shqiptaret ne britani

Sondazh

Poll