Erdogan: Do hiqen passaportat për udhëtimet nga Bosnja në Turqi
Recep Tayyip Erdogan SARAJEVË- Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, njoftoi për një marrëveshje me Bosnjë e Hercegovin...
Ministrja gjermane e mbrojtjes priti në takim pune homologun kosovar, Armend Mehaj
GJERMANI- Ministrja gjermane e mbrojtjes, Christine Lambrecht, priti të martën (6.02.) në Berlin, homologun e saj nga Kosova, Armend Mehaj. Siç bëjnë të ditur burime të DW pranë Ministrisë gjermane të Mbrojtjes, në takim është biseduar për gjendjen në Kosovë dhe përpjekjet për normalizimin e marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës.
„Pa paqe në Ballkan, nuk ka stabilitet në Evropë“, shkroi miniistrja Lambrecht pas takimit në një mesazh në Twitter: Ajo përshëndeti marrëveshjen e arritur kohëve të fundit mes Serbisë dhe Kosovëspër rregullat e hyrje-daljeve. Por paralajmëroi se "do të duhet frymëmarrje e gjatë"
Lambrecht siguroi mbështetjen e Gjermanisë në procesin e transformimit të Ushtrisë së Kosovës. Së fundmi, kryeminsitri i Kosovës Albin Kurti, ishte shprehur për një prezencë më të rritur të ushtarëve gjermanë të KFOR-it në Kosovë.
Mandati aktual i ushtarëve gjermanë të KFOR-it, vazhdimi i të cilit u miratua në korrik nga Parlamenti Gjerman, parashikon dërgimin e deri më 400 ushtarëve, në rast nevoje. Aktualisht aty janë të stacionuar rreth 70 ushtarë gjermanë.
Së fundmi, Gjermania së bashku me Francën kanë treguar iniciativë për një angazhim më të fortë për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Të premten, më 9 shtator, dy këshillltarët për çështje të jashtme të kancelarit gjermanm, Olaf Scholz, dhe presidentit francez, Emmanuel Macron, do të shkojnë në Kosovë dhe Serbi për të parë se cilat janë opsionet e normalizimit të plotë të marrëdhënieve mes dy vendeve. Sipas qarqeve qeveritare në Berlin, dy këshilltarët pritet të kërkojnë me ngulm nga dy palët gjetjen e një zgjidhje për normalizimin e marrëdhënieve./DW/
Recep Tayyip Erdogan SARAJEVË- Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, njoftoi për një marrëveshje me Bosnjë e Hercegovin...
Centrali bërthamor Zaporizhzhia UKRAINË- Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike ka publikuar një raport në lidhje me...
Pamje nga takimi KOSOVË- Kryeprokurori i shtetit në Kosovë, Besim Kelmendi, ka mbajtur takimin e radhës së Kolegjiumit të kry...
Ana Brnabiç KROACI- Gazeta kroate, Slobodna Dalmacija thotë se Serbia de facto e ka njohur Kosovën. Vizitën e kryemin...
Gasprom RUSI- Një ministër që drejton përpjekjet e presidencës çeke të Bashkimit Evropian për të përbal...
Makina e shpërthyer e dëmtuar plotësisht UKRAINË- Një zyrtar rus i emëruar si komandant për qytetin juglindor t&eum...
Vucic SLLOVENI- Ministria e Punëve të Jashtme të Sllovenisë ka ftuar në bisedë ambasadorin serb, për shkak të dekla...
Carrie dhe Boris Johnson BRITANI E MADHE- Ish-kryeministri Boris Johnson e kishte me nxitim largimin nga Downing Street, aq sa duket sikur e mori zvarr&eu...
Fshati gjerman që ka vetëm 130 banorë GJERMANI- Gjermanët vuajnë nga çmimet e larta të energjisë, por banorë...
pasaporte BRUKSEL- Pavarësisht se nuk ka pasur gatishmëri nga të gjitha shtetet anëtare të bllokut për të ndalur dhë...