Art&Argëtim

FOTO/ Adriana Lima nënë për herë të tretë, zbulohet emri i veçantë i djalit

Modelja e famshme botërore Adriana Lima është zyrtarisht nënë e tre fëmijëve. Supermodelja, 41 vjeç, dhe i dashuri Andre Lemmers kanë mirëpritur ditën e sotme fëmijën e tyre të parë së bashku.

5 Shtator 2022, 17:06 Nga s.s
FOTO/ Adriana Lima nënë për herë të tretë,
Adriana Lima

SHBA- Modelja e famshme botërore Adriana Lima është zyrtarisht nënë e tre fëmijëve. Supermodelja, 41 vjeç, dhe i dashuri Andre Lemmers kanë mirëpritur ditën e sotme fëmijën e tyre të parë së bashku. Djali i çiftit i cili është quajtur me emrin e veçantë, Cyan Lima Lemmers, i cili lindi në Santa Monica, Kaliforni.

“Emri i djalit të tyre është frymëzuar nga ngjyrat e bukura të ujit në të gjithë globin në destinacione si Maldives, Bahamas dhe Bora Bora. Cyan është ngjyra midis jeshiles dhe blusë në spektrin e ngjyrave. Fëmija tashmë ka buzët dhe sytë e mamasë. Mami dhe foshnja janë në shtëpi dhe të shëndetshëm", thotë një burim për revistën PEOPLE. 

Lima është nënë edhe e dy vajza të cilat quhen: Valentina, 12-vjeç, dhe Sienna, 9-vjeç, të cilat ajo është bashkëprindërore me ish-bashkëshortin e basketbollistit serb Marko Jaric.

Ajo gjithashtu në Instagram ka postuar vetëm syrin e djalit të saj. Adriana Lima është shfaqur në pasarelën e Victoria’s Secret në vitin 1999. Ajo është cilësuar si një ikonë e bukurisë dhe e pasarelave të modës. Për sa i përket jetës së saj profesionale, kujtojmë se para 4 vitesh, Lima kishte sfilatën e fundit për Victoria’s Secret.

FOTO/ Adriana Lima nënë për herë të tretë,
Postimi i modeles

adriana lima nene

Sondazh

Poll