Bota

Sulmi me 10 viktima në Kanada! Gjendet i vdekur një prej autorëve të dyshuar, vëllai i tij ende i lirë

Dy të dyshuarit janë vëllezër dhe policia thotë se Myles Sanderson është ende i lirë dhe besohet të jetë në qytetin e Regina.

6 Shtator 2022, 07:21 Nga A.B
Sulmi me 10 viktima në Kanada! Gjendet i vdekur një prej autorëve
Autoret

KANADA- Një prej autorëve të dyshuar të sulmit makabër që la pas 10 persona të vdekur është gjetur i pajetë. Policia kanadeze raporton se kanë zbuluar trupin e Damien Sanderson. 31 vjeçari u gjet në Kombin James Smith Cree, në një prej banesave të viktimave. 

Dy të dyshuarit janë vëllezër dhe policia thotë se Myles Sanderson është ende i lirë dhe besohet të jetë në qytetin e Regina. Të dielën, 10 persona u vranë me thikë në një nga sulmet që konsiderohet si më e rënda në historinë e Kanadasë.

Sulmi, që la pas 18 persona të plagosur ndodhi në një rajon të largët të Saskatcheëan.Oficerë nga tre provincat, Saskatcheëan, Manitoba dhe Alberta janë përfshirë në kërkim të autorit tjetër.

Burimi: BBC.

sulm ne kanada damien sanderson

Sondazh

Poll