Bota

U dogjën për së gjalli, flet e veja në Greqi: Ata i shpëtuan shpërthimit në të njëjtin biznes në vitin 2016

Protothema shkruan se nga shpëthimi dy persona humbën jetën, një shqiptar ende i paidentifikuar si dhe një grek me emrin Gjerasimos Faturos

5 Shtator 2022, 21:50 Nga I.A
U dogjën për së gjalli, flet e veja në Greqi: Ata i
Zenovia Paschos dhe Gjerasimos Faturos

GREQI- Detaje të reja kanë dalë nga shpërthimi i fabrikës së peshkut në Prevezë të Greqisë ditën e djeshme. Protothema shkruan se nga shpëthimi dy persona humbën jetën, një shqiptar ende i paidentifikuar si dhe një grek me emrin Gjerasimos Faturos.

E veja e 39-vjeçarit grek zbuloi se në vitin 2016 kishte ndodhur një tjetër shpërthim në biznes. Zenovia Paschos ka ndarë detaje tronditëse pas tragjedisë. Sipas saj, në vitin 2016 ka ndodhur sërish një shpërthim në këtë biznes, ku bashkëshorti i saj ka arritur të shpëtojë në momentin e fundit dhe ka ndihmuar edhe shokun e tij, shqiptarin me të cilin u vranë së bashku mesditën e djeshme.

“Në vitin 2016, ndodhi sërish një shpërthim në këtë biznes dhe burri im shpëtoi. Ai arriti të shpëtonte edhe shokun e tij atëherë. Ai e hodhi në një rezervuar me ujë sepse burrit i digjej fytyra. Pastaj të dy  shpëtuan. Megjithatë dje ata “u larguan” përgjithmonë. Të dielën mbaronte punën dhe kthehej në shtëpi. Po e merrja në telefon, por nuk përgjigjej. Nuk e dija se çfarë po ndodhte. Motra ime më merr në telefon dhe më thotë: Në biznesin ku punon Gerasimos ka ndodhur një shpërthim”. Filloj të iki për të shkuar në punën e tij për ta gjetur, largohem nga shtëpia dhe shoh kontabilistin e kompanisë duke mbërritur në shtëpinë time. Shefi i tij nuk i ka lënë pushim, nuk i ka bërë dhuratë për Krishtlindje dhe Pashkë, vetëm për ditë pushimi, herë pas here… Të dielën i thosha, ‘mos shko në punë’. Burri im ishte gjithmonë i gatshëm, ai ishte i mirë, ai ishte një makinë me shumë detyra për ta. Fatkeqësisht, kushtet në punë nuk ishin ideale. Burrit tim i kishin ofruar një punë tjetër këtu në Prevezë dhe donte të shkonte por nuk ia doli”, tha Paschou.

Bashkë me fatkeqin Gerasimos ka humbur jetën edhe një 40-vjeçar me origjinë shqiptare. Ndërsa punonjësi i plagosur, ai u dërgua fillimisht në Qendrën Shëndetësore Kanalaki dhe pritet të dërgohet në spitalin e Janinës. Shpërthimi ka ndodhur në rrethana të panjohura teksa dy punëtorët fatkeq po tentonin të kryenin saldim elektrik. Në fakt, informacionet thonë se trupi i 39-vjeçarit Gerasimos Faturou është gjetur i prerë në dysh. Gjithçka ka ndodhur brenda pak minutash, ndërsa ngjarja tragjike mësohet se ka ndodhur për shkak të një shpërthimi në bombola gazi Shpërthimi ka qenë aq i fuqishëm sa ka nxjerrë nga banesat banorët e zonave përreth. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë autoambulancat e EKAV-it, zjarrfikëset dhe policia.

gjerasimos faturos zenovia paschos

Sondazh

Poll