Bota

"E bënë nga inati"/ Molliqaj i kthehet Kurtit: Lëre inatin, po plotëso kërkesën e punëtorëve

Po ashtu ai i ka kërkuar Kurtit që të lërë inatin dhe të plotësojë kërkesën e punëtorëve.

4 Shtator 2022, 16:03 Nga I.A
"E bënë nga inati"/ Molliqaj i kthehet Kurtit: Lëre
Dardan Molliqaj

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë një konference për media, tha se aksioni i djeshëm i PSD-së kundër ministrit Hekuran Murati u bë për inati. Ndaj kësaj deklarate, ka reaguar kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj. Ai tha se Kurti sikletin e ka që PSD vepron jashtë domenit të tij hegjemonik. Po ashtu ai i ka kërkuar Kurtit që të lërë inatin dhe të plotësojë kërkesën e punëtorëve.

Postimi i plotë:

Nuk e ka hallin te inati i kujtdo. Madje do të dëshironte të ishte veç inati, që sulmi që bëri të ishte më i pranueshëm në opinion. Sikletin e ka që PSD vepron jashtë domenit të tij hegjemonik. Opozitarizmi ynë nuk ndikohet dhe as frikësohet ndaj kërkesës së tij për dëgjueshmëri. Është e njejta arsye pse i ka hypur në qafë sindikalistëve. Aty ku nuk mundet t’i nënshtrojë përpjeket mundohet t’i depolitizojë. Përpjekje e dështuar. Sido që të jetë, z. kryeministër, lëre inatin, plotësoje kërkesën e punëtorëve!

Ditën e djeshme, Nol Nushi, Zgjim Hyseni dhe disa aktivistë të PSD-së hodhën miell mbi ministrit Hekuran Murati, teksa ai ishte duke dalë nga një lokal në lagjen Dardania në Prishtinë. Policia dhe Prokuroria ka nisur hetimet për këtë çështje.

albin kurti dardan molliqaj hekuran murati

Sondazh

Poll