Sport

VIDEO/ U shemb nga era, nisin hetimet për stadiumin e shkatërruar

11 Gusht 2019, 16:24 Nga DOSJA
VIDEO/ U shemb nga era, nisin hetimet për stadiumin e shkatërruar

HOLANDË-  Nisin hetimet mbi stadiumin e shembur një ditë më parë në Holandë si shkak i erës së  fortë. Ditën e djeshme stadiumi në Holandë nuk mundi t’u bëjë ballë përplasjeve nga era e fortë, duke çuar si fillim në shembjen e dy stendave krysore të tij.

Përmes një videoje të shpërndarë në rrjetet sociale nga klubi i sportit holandez, tregohet qartë sesi era e fortë ka arritur të shembë stadiumin gjigand.

Për fat të mirë stadium ka qenë bosh, gjatë kohës ku ka ndodhur ky incident, duke mos rrezikuar jetën e sportistëve apo tifozëve .Ky stadium kishte një kapacitet prej 17 mijë vendesh, i cili u ndërtua vetëm tre vjet më parë. Shiko videon këtu.

Menaxheri i përgjithshëm i klubit, Robert Eenhoorn u shpreh: “Ne jemi shumë të tronditur nga ajo që ndodhi, por në të njëjtën kohë jemi të qetë që nuk pati lëndime në njerëz. Megjithatë, nuk do të luhet asnjë ndeshje derisa të kemi sigurinë se gjithçka do të jetë në rregull.”

Ndërkohë po hetohet mbi aksidentine djeshëm, nga autoritet përkatëse në vend.

Burimi: Tgcom24

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport holande shembet stadiumi holande shembet stadiumi

Sondazh

Poll