Art&Argëtim

I ikën zëri në skenë! The Weeknd ndërpret koncertin, artisti u premton 70 mijë personave: Do ju kthej paratë

Këngëtari e ndërpreu koncertin papritmas, duke i informuar fansat se nuk do të mund të vazhdonte me pjesën tjetër të mbrëmjes

4 Shtator 2022, 14:20 Nga A.B
I ikën zëri në skenë! The Weeknd ndërpret koncertin,
The Weeknd

SHBA- Këngëtari The Weeknd mbeti pa zë ndërsa ishte në mes të performancës së koncertit të tij të dytë në stadiumin “SoFi” në Inglewood, Kaliforni. Ai e ndërpreu koncertin papritmas, duke i informuar fansat se nuk do të mund të vazhdonte me pjesën tjetër të mbrëmjes, raporton DailyMail.

32-vjeçar kërkoi falje para 70,000 njerëzve për atë që i ndodhi.

Nuk mund të jap koncertin që dua të ju jap. Do të sigurohem që të gjithë të jenë mirë, do t’ju kthejnë paratë tuaja dhe do të bëj një shfaqje të vërtetë së shpejti për ju djema, por doja të dilja dhe të kërkoja falje personalisht dhe të mos e postoja në Twitter ose në Instagram”, tha ai përpara masës së madhe të fansave, përmes një ekrani të madh.

I ikën zëri në skenë! The Weeknd ndërpret koncertin,

The Weeknd postoi më vonë në rrjetet sociale më vonë në mbrëmje për t’u kërkuar falje fansave për performancën e tij.

Zëri më humbi gjatë këngës së parë dhe jam i shkatërruar”, ka shkruar ylli kanadez në Instagram. “Ndjeva që shkoi dhe zemra më ra. I kërkoj ndjesë më të thellë fansave të mi këtu. Ju premtoj se do t’ju kompensoj me një datë të re”, tha ai.

Turneu i The Weeknd hasi në probleme të tjera, duke filluar që kur ai e shtyu atë në janar për shkak të pandemisë COVID-19.

the weeknd

Sondazh

Poll