Art&Argëtim

Ish-gruaja e Michael Jackson shfaqet e përlotur në dokumentar: Ndihem fajtore për vdekjen e tij

63-vjeçarja Debbie Rowe, në një dokumentar amerikan qan teksa thotë se mund të kishte bërë më shumë për Jackson, kur kuptoi se ai kishte krijuar varësi.

3 Shtator 2022, 22:40 Nga F.M
Ish-gruaja e Michael Jackson shfaqet e përlotur në dokumentar: Ndihem
Debbie Rowe dhe Michael Jackson

SHBA- Ish-gruaja e Michael Jackson ka deklaruar se ndihet fajtore për vdekjen e këngëtarit, 13 vite pasi ai ka ndërruar jetë. 63-vjeçarja Debbie Rowe, në një dokumentar amerikan qan teksa thotë se mund të kishte bërë më shumë për Jackson, kur kuptoi se ai kishte krijuar varësi.

 “Duhet të kisha bërë diçka dhe nuk e bëra. Ka një numër njerëzish që vdiqën nga varësitë dhe në një farë mënyre unë isha pjesë e saj,”- thotë ajo me lot në sy.

Këngëtari Michael Jackson vdiq në qershor të vitit 2009 nga një arrest kardiak, pasi kishte marrë një sasi të konsiderueshme Propofol. Roëe u martua me Jackson në vitin 1996 dhe ishte nënë zëvendësuese e fëmijëve Prince dhe Paris .  Ajo ishte asistente e dermatologut kryesor Arnold Klein, i cili vdiq në vitin 2015.

debbie rowe michael jackson

Sondazh

Poll