Art&Argëtim

'Të gjithë duan të jenë numër 1'/ Ermonela Jaho: Në Shqipëri as në kor s’do më kishin futur

Sopranoja shqiptare me famë botërore është shprehur se bashkëkombësit e saj kanë probleme me vendin e parë, sepse të gjithë duan të jeni numri një edhe pse nuk ka vend për të gjithë.

4 Shtator 2022, 11:48 Nga A.B
'Të gjithë duan të jenë numër 1'/ Ermonela
Ermonela Jaho

TIRANË- Sopranoja e famshme Ermonela Jaho ka deklaruar se nëse do të kishte jetuar dhe ushtruar profesionin e saj në Shqipëri, nuk do ishte vlerësuar siç po bëhet në botë me të. Në një intervistë në emisionin që shfaqet në Youtube, 'Zë me Mirën', Jaho u shpreh shumë pesimiste për mënyrën sesi shqiptarët duan që të arrijnë në majat e karrierës. 

E pyetur se si do të ishte jeta e saj nëse do të jetontë në Shqipëri, sopranoja tha se as në kor nuk do ta kishin futur.

'Do të të zhgënjej pak me këtë përgjigje, por është përgjigje e drejtpërdrejt. S`e kam thënë ndonjëherë. Unë nuk e di a do më fusnin edhe në kor.'- tha Jaho. 

Sopranoja shqiptare me famë botërore është shprehur se bashkëkombësit e saj kanë probleme me vendin e parë, sepse të gjithë duan të jeni numri një edhe pse nuk ka vend për të gjithë.

“Po sepse të gjithë duan të jenë numër 1. Nuk ka vend për të gjithë, për të qenë numri 1. Edhe për të vajtur tek ai numri 1, janë gati për t`i pushkatuar të gjithë, për të arritur. Edhe pse ti e sheh, dikush tjetër është më mirë se ty, nuk e pranojmë dot. Edhe nuk e pranojmë dot atë që flet gjuhën tonë. Që kemi ndarë atë bukën me gjalpë apo që jemi ulur bashkë, kemi pirë një kafe. Unë atij nuk ia fal të jetë numri 1. Kjo është logjika jonë. Nuk ta fal”, ka rrëfyer mes të tjerash e zhgënjyer sopranoja Jaho.

ermonela jaho

Sondazh

Poll