Bota

Vizita e Brnabiç në Kosovë, Kurti: Le të hyjë me letërnjoftim, ta shohë se si funksionon gjithçka

Kurti u shpreh se vizita e Anna Brnabiç ditën e hënë në Kosovë do të jetë një provë për të, në mënyrë që të shohë sesi funksionon reciprociteti i dokumenteve mes dy vendeve.

3 Shtator 2022, 12:15 Nga d.a.
Vizita e Brnabiç në Kosovë, Kurti: Le të hyjë me
Kurti dhe Brnabic

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë konferencës për media që mbajti me ministrin e financave Hekuran Murati ka komentuar dhe vizitën e homologes së tij serbe në Kosovë.

Kurti u shpreh se vizita e Anna Brnabiç ditën e hënë në Kosovë do të jetë një provë për të, në mënyrë që të shohë sesi funksionon reciprociteti i dokumenteve mes dy vendeve.

Së pari, jemi pas 1 shtatorit. Dhe është parë se gjithçka po shkon siç kemi thënë ne më herët. Ose do të ketë dokumente hyrëse dalëse edhe në Kosovë edhe në Serbi, ose në asnjërën prej tyre. Doli se në asnjërën prej tyre. Edhe Brnabiç le të hyjë në Kosovë, me letërnjoftimin e autoriteteve të lëshuara në Beograd, dhe le ta shohin se çdo gjë po funksionon në një shtet demokratik, që është më demokratik se Serbia por edhe në rajon”, ka thënë Kurti.

Më 27 gusht kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti serb Aleksandër Vuçiç u takuan në Bruksel ku dhe u arrit marrëveshja për reciprocitetin e dokumenteve por jo për targat. Qeveria e Kosovës vendosi që duke filluar nga 1 shtatori për dy muaj të gjithë qytetarët serbë që jetojnë në territorin e saj duhet të konvertojnë targat e tyre.

vizita e brnabic ne kosove albin kurti

Sondazh

Poll