Bota

Lija e majmunëve mund të shkaktojë infarkt! Rasti i parë u zhvillua tek një 31-vjeçar në Portugali

Lija e majmunëve shkaktohet nga një virus që i përket së njëjtës familje me linë. Ai u zbulua për herë të parë në Europë në maj të vitit 2022, ndërsa janë raportuar raste edhe në SHBA dhe vende të tjera jo-endemike (afrikane) ndërkombëtarisht, me numrin e përgjithshëm që vazhdon të shënojë rritje.

3 Shtator 2022, 11:55 Nga e.k
Lija e majmunëve mund të shkaktojë infarkt!  Rasti i parë u
Foto ilustruese

PORTUGALI- Lija e majmunëve mund të shkaktojë, ndër të tjera, probleme me zemrën. Rasti më i fundit është ai i një 31-vjeçari në Portugali, i cili zhvilloi infarkt akut të miokardit rreth një javë pas simptomave të para të lisë së majmunëve.

Miokardit është një inflamacion i muskujve të zemrës i shkaktuar zakonisht nga një infeksion viral. Ky pacient u paraqit në spital pesë ditë pas fillimit të simptomave të tij, të cilat përfshinin lodhje, ethe dhe skuqje të shumta në fytyrë, duar dhe organe gjenitale.

Tre ditë më vonë, pacienti pati një rëndesë të madhe në gjoks dhe në krahun  tij të majtë dhe u shtrua në njësin e kujdesit intensiv.

Dr. Ana Isabel Pinho e Qendrës Spitalore Universitare São João në Porto, Portugali, tha se shpreson që mjekët që e kanë mbajtur në vëzhgim të kenbë më shumë informnacion.

“Ne besojmë se raportimi i kësaj lidhjeje të mundshme shkakësore mund të rrisë më shumë ndërgjegjësimin e komunitetit shkencor dhe profesionistëve shëndetësorë për miokarditin akut si një ndërlikim i mundshëm i lidhur me linë e majmunit dhe mund të jetë i dobishëm për monitorimin nga afër të pacientëve të prekur për njohjen e mëtejshme të komplikimeve të tjera në të ardhmen", tha ajo në një deklaratë.

Lija e majmunëve shkaktohet nga një virus që i përket së njëjtës familje me linë. Ai u zbulua për herë të parë në Europë në maj të vitit 2022, ndërsa janë raportuar raste edhe në SHBA dhe vende të tjera jo-endemike (afrikane) ndërkombëtarisht, me numrin e përgjithshëm që vazhdon të shënojë rritje.

portugali lija e majmunit

Sondazh

Poll