Bota

Greva e arsmitarëve në Kosovë, Osmani thërret në takim palët në Presidencë

Osmani ka ftuar sot në një takim të dyja palët, përfaqësuesit e sindikatave dhe të qeverisë me qëllim të gjetjes së një zgjidhje sa më të shpejtë rreth përfundimit të grevave dhe fillimit të procesit mësimor.

3 Shtator 2022, 07:46 Nga d.a.
Greva e arsmitarëve në Kosovë, Osmani thërret në takim
Vjosa Osmani

KOSOVË- Pas 3 ditësh bojkot të procesit mësimor në Kosovë pasi sindikatat kanë nisur një grevë për pagat e mësuesve, sot ka ardhur reagimi dhe ndërhyrja e presidentes Vjosa Osmani.

Osmani ka ftuar sot në një takim të dyja palët, përfaqësuesit e sindikatave dhe të qeverisë me qëllim të gjetjes së një zgjidhje sa më të shpejtë rreth përfundimit të grevave dhe fillimit të procesit mësimor.

Sekretari i SBASHK-ut, Ymer Ymeri, ka thënë se janë ftuar nga presidentja e vendit dhe pjesë e takimit do të jenë kreu i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, Atdhe Hykolli, kryetar i BSPK-së dhe Ali Gashi kryetar i Sindikatës se Administratës.

Ne jemi të angazhuar maksimalisht që kushdo që mundet ta bëjë një hap pozitiv drejt dialogut. Uroj që presidentja t’i shohë palët të barabarta. Po shpresojmë që ajo të kontribuojë që dialogu i mirëfilltë të fillojë. Kemi shpresa te ajo që do të bëjë ndonjë hap pozitiv”, ka thënë Ymeri.

Ky takim vjen në kuadër të përpjekjeve për të gjetur ndonjë zgjidhje, duke pasur parasysh faktin se të dyja palët deri më tash nuk kanë pasur përafrime për të gjetur ndonjë ujdi. Takimi pritet të mbahet në orën 15:00.

Viti i ri shkollor në Kosovë ka nisur ndryshe nga vitet e tjera pasi sistemi arsimor është përfshirë nga një krizë. Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës ( SBAShK ) e drejtuar nga Rrahman Jasharaj ka ftuar mësimdhënësit që të bashkohen në një grevë. Sipas sindikatës arsyeja është se mësimdhënësit po përballen me vështirësi financiare dhe gishtin e drejtojnë nga qeveria e cila prej disa kohësh nuk ka rritur pagat e tyre. Ndërkohë Qeveria e Kosovës i ka bërë thirrje mësimdhënëseve që ta injorojnë grevën e SBAShk’ut pasi sipas tyre kjo do të jetë në dëm të nxënësve. 

vjosa osmani greva e arsimtareve ne kosove rrahman jasharaj

Sondazh

Poll