Bota

Nëna vritet nga bandat teksa kërkon të birin e zhdukur në territorin e kartelit të El Chapo-s

2 javë më parë, nëna denoncoi në një video mosveprimin e autoriteteve për të gjetur djalin e saj Fernando Abixahy Ramírez.

2 Shtator 2022, 22:26 Nga k.m.
Nëna vritet nga bandat teksa kërkon të birin e zhdukur në
Rosario Rodríguez Barraza

MEKSIKË- Në fund të një meshe për nder të djalit të saj i cili është zhdukur që nga viti 2019, Rosario Rodríguez Barraza u rrëmbye dhe u vra në komunën e La Cruz de Elota. Ngjarja ndodhi në një zonë të njohur për luftën brutale mes bandave të drogës, ku më e fuqishmja është Karteli Sinaloa, i drejtuar më parë nga Joaquín ‘El Chapo’ Guzmán.

2 javë më parë, nëna denoncoi në një video mosveprimin e autoriteteve për të gjetur djalin e saj Fernando Abixahy Ramírez.

“Kushdo që ka marrë djalin tim është i ndaluar në San Luis Río Kolorado dhe Prokuroria më thotë se nuk mund të bëhet asgjë”, paralajmëroi ajo.

Rodríguez Barraza, 44 vjeç, u rrëmbye nga një komando i armatosur mbrëmjen e së martës, kur ajo ishte me djalin e saj të mitur.

Kongesmenia meksikane e Sinaloa, Paloma Sánchez tha se gruaja ishte vrarë në shtëpinë e saj. Ngjarja ndodhi në një zonë të njohur për luftën brutale mes bandave të drogës, ku më e fuqishmja është Karteli Sinaloa, i drejtuar më parë nga Joaquín ‘El Chapo’ Guzmán. Barraza po punonte me aktivistët e njerëzve të humbur të luftës së drogave, të njohur ndryshe si “Kërkuesit” dhe përbëhen kryesisht prej nënave që kërkojnë fëmijët e tyre të zhdukur pa asnjë gjurmë.

Për tu siguruar që ato të mos kthehen edhe vetë në objektivë të bandave, shumë kërkues të tillë nuk deklarojnë publikisht se kërkojnë prova për vrasësit e të dashurive të tyre, por thonë se kërkojnë vetëm një lamtumirë emocionale me të ndjerët./ElPais

 

rosario rodríguez barraza meksike

Sondazh

Poll