Bota

CNN: Arabia Saudite po bëhet kryeqyteti i drogës në Lindjen e Mesme

Policia tha se ai ishte nën ndikimin e shabu, një metamfetamine.

2 Shtator 2022, 22:32 Nga k.m.
CNN: Arabia Saudite po bëhet kryeqyteti i drogës në Lindjen e
Foto ilustruese

ARABIA SAUDITE- Një vrasje e tmerrshme e shkaktuar nga efektet e drogës mori vëmendjen e mediave në Arabinë Saudite këtë prill, kur një burrë në Provincën Lindore të vendit i vuri zjarrin shtëpisë së familjes së tij para iftarit, vaktit që përfundon agjërimin e Ramazanit. Katër anëtarë të familjes së tij u vranë.

Policia tha se ai ishte nën ndikimin e shabu, një metamfetamine.

Mediat saudite kanë dhënë alarmin kohët e fundit për rritjen e përdorimit të drogës, me një gazetar që përshkruan dërgesat e narkotikëve në mbretëri si një "luftë e hapur kundër nesh, më e rrezikshme se çdo luftë tjetër".

Të mërkurën, autoritetet saudite njoftuan sekuestrimin më të madh të drogave të paligjshme në historinë e vendit pasi afro 47 milionë pilula amfetamine u fshehën në një ngarkesë mielli dhe u kapën në një magazinë në kryeqytetin Riad.

Sekuestrimi rekord tregon atë që ekspertët thonë se është roli në rritje i Arabisë Saudite si kryeqyteti i drogës në Lindjen e Mesme, duke nxitur kërkesën dhe duke u bërë destinacioni kryesor për kontrabandistët nga Siria dhe Libani.

Droga u popullarizua në mbretëri rreth 15 vjet më parë, por është përhapur më intensivisht në pesë vitet e fundit, "ndoshta duke u bërë në të njëjtin nivel me kanabisin. Një nga arsyet pse kaptagoni po përhapet në përdorim është sepse tani ka një përmbytje të furnizimit që vjen kryesisht nga Siria, ku prodhohet "në një shkallë industriale në fabrikat kimike të trashëguara nga regjimi [Asad]" dhe furnizohet nga kryekomandantët e luftës dhe filialet e regjimit.

Captagon mund të shitet nga 10 deri në 25 dollarë për pilulë, që do të thotë se sasia e fundit saudite, nëse do të mbërrinte në treg do kapte një vlerë deri në 1.1 miliardë dollarë. Ndërsa hashashi dhe khat janë gjithashtu droga të zakonshme në mbretëri.

Gjatë viteve të fundit, një numër qendrash rehabilitimi nga droga janë shfaqur në mbarë mbretërinë pasi qeveria filloi të licencojë institucionet private.

Khalid Al Mashari, CEO i Qaweem , një nga qendrat e para të tilla që u hap, thotë se rreth katër ose pesë janë hapur në dy vitet e fundit. Kjo është një dëshmi e njohjes nga qeveria të rëndësisë së rehabilitimit, por gjithashtu ai tregon se problemi është në rritje./CNN

droga ne arabine saudite arabia saudite

Sondazh

Poll