Ekonomi

RAPORTI/ Nga ministritë tek institucionet e rëndësishme, asnjë nuk i përmbush kriteret për zbatimin e buxhetit

Drejtoria e Përgjithshme e Auditit pranë Ministrisë së Financave formuloi 18 kritere mbi performancën e zbatimit të buxhetit, me vlerësim maksimal prej 72 pikësh, por asnjë nga entet publike nuk mori pikët maksimale në vitin 2021.

2 Shtator 2022, 07:22 Nga A.B
RAPORTI/ Nga ministritë tek institucionet e rëndësishme,
Ministria

Prej vitesh, performanca financiare e enteve publike, që nga Ministritë, institucionet e rëndësishme buxhetore dhe pushteti lokal nuk arrijnë të përmbushin plotësisht kriteret për përdorimin e fondeve publike.

Drejtoria e Përgjithshme e Auditit pranë Ministrisë së Financave formuloi 18 kritere mbi performancën e zbatimit të buxhetit, me vlerësim maksimal prej 72 pikësh, por asnjë nga entet publike nuk mori pikët maksimale në vitin 2021.

Sipas raportit zyrtar të dorëzuar në Kuvend nga Ministritë e linjës, pikët më të larta për performancën e zbatimit të buxhetit të shtetit i mori Ministra e Financave dhe Ekonomisë me 64 pikë, por sërish rezultati ishte poshtë vlerësimit maksimal me 72 pikë. Nga ministritë vlerësimin me të dobët e kishte Ministria për Europën dhe Punët e jashtme me vetëm 45 pikë.

Rënien më të fortë të performancës financiare me 2021 e kishte Ministria Brendshme me 4 pikë më pak se, në vitin 2020, e Mbrojtjes me 3 pikë dhe Ministria e Bujqësisë me rënie 2 pikë nga viti 2020.

Nga institucionet e rëndësishme publike, pikët më të larta i mori Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve me 59 pikë, por më një diferencë 13 pikë nga vlerësimi maksimal, ndërsa vlerësimin me të dobët e mori Agjencia e Trajtimit të Pronave me 35 pikë, më pak se gjysmën e pikëve në vlerësimin maksimal.

Nga bashkitë e mëdha, Korça mori vlerësimin më të lartë me 48 pikë nga 72 maksimale, ndërsa bashkia Dibër mori vlerësimin me të dobët me vetëm 22 pikë.

Nga bashkitë e vogla pikët më të larta i moti ajo e Lushnjës me 47 nga 72 maksimale dhe me të ulëtat i mori Bashkia e Belshit me 19 pikë nga 72 që është maksimumi.

Nga institucionet e pavarura, Shkolla e Magjistraturës mori vlerësimin më të lartë me 61 pikë nga 72 gjithsej, i ndjekur nga Shërbimi Informativ me 58 pikë, ndërsa Presidenca dhe Byroja Kombëtare e hetimit morën pikët më të ulëta përkatësisht 25 dhe 31 secila.

Lidhur me treguesit e performancës Drejtoria e Auditit në Ministrinë e Financave analizoi 18 (tetëmbëdhjetë) tregues mbi planifikimin, zbatimin dhe ekzekutimin e buxhetit si dhe treguesit për implementimin e sistemeve të kontrollit të brendshëm./MONITOR

buxheti ministri raporti per buxhetin

Sondazh

Poll