Ekonomi

37% e familjeve në Shqipëri s'e ngrohin dot shtëpinë në dimër

Kjo përqindje konsiderohet si kufiri i sipërm i familjeve të varfra energjitikisht në Shqipëri, ndërsa për kufirin e poshtëm nuk ka të dhëna.

1 Shtator 2022, 15:59 Nga k.m.
37% e familjeve në Shqipëri s'e ngrohin dot shtëpinë
Foto ilustruese

TIRANË- 37% e familjeve në Shqipëri kanë deklaruar se nuk mund të mbajnë shtëpitë e tyre ngrohtë gjatë dimrit. Kjo përqindje konsiderohet si kufiri i sipërm i familjeve të varfra energjitikisht në Shqipëri, ndërsa për kufirin e poshtëm nuk ka të dhëna.

Kosova ka një shifër prej 40% të familjeve që nuk përballojnë dot ngrohjen e shtëpisë, shifra më e lartë në rajon. Në Maqedoni të Veriut 33%, në Mal të Zi nga 8 në 15% dhe Serbi nga 7 në 22%. Në të gjithë Bashkimin Europian, kjo shifër është 7.4.%

Studimi i Komunitetit Energjitik në Europë, tregon se nga 734.080 familje, vetëm 29% e tyre subvencionohen për çmimin e energjisë, pra rreth 213.000 familje me 103 euro/familje. Nga vendet e rajonit, kjo është përqindja më e lartë e subvencionimit të energjisë për familjet.

Raporti jep edhe sugjerimet se si të menaxhohet dhe reduktohet varfëria energjitike, lidhur me dy lloje masash. Ato që synojnë rritjen e atë ardhurave në familje dhe sigurimin e shërbimeve utilitare. Dhe masat që synojnë të ulin shpenzimet e lidhura me energjinë.

Tre zgjidhjet që jep Komuniteti:

- Mbrojtje ndaj ndërprerjes së energjisë në rast mospagese

-Garantim i furnizimit minimal me energji

C. Mbështetje direkte financiare

- Modele të ndryshme mbështetjeje për pagesën e faturave të energjisë dhe rritjen e të ardhurave.

Gjithsesi, shifrat e studimit bazohen në ato të vitit 2021 kur kriza energjitike në Europë dhe rajon nuk ekzistonte dhe reduktimet e rrymës nuk mund të imagjinoheshin. Momentalisht, Kosova po aplikon shkurtimet energjitike me orar./GazetaSi

ngrohja ne dimer shqiperi

Sondazh

Poll