Aktualitet

Sherr me thika mes shqiptarëve në Gjermani, policia arreston autorin, zbulohet shkaku i konfliktit

Një 28-vjeçar ka plagosur me thikë kolegun e tij të punës 23-vjeç.

1 Shtator 2022, 09:24 Nga A.B
Sherr me thika mes shqiptarëve në Gjermani, policia arreston autorin,
Policia gjermane

GJERMANI- Disa shqiptarë janë përfshirë në një konflikt me njëri-tjetrin që përfundoi deri në plagosjen e një prej tyre. Mediat gjermane raportojnë se sherri me thika ka ndodhur në zonën Karlsruhe.

Një 28-vjeçar ka plagosur me thikë kolegun e tij të punës 23-vjeç. Sipas oficerëve të policisë se Karlsruhe-Südëeststadt autori i dyshuar është arrestuar.

Dyshohet se sherri mes tyre ka nisur për shkak të një debati të ashpër që lidhet me sektorin privat. 23-vjeçari i plagosur është dërguar në spital dhe ka marrë mjekimin e menjëhershëm. 

Burimi:Karlsruhe.

 

sherr mes shqiptareve ne gjermani gjermani

Sondazh

Poll