Aktualitet

"Tavolina e çiftelisë me Arben Frrokun"/ Rrumbullaku në krye të Policisë së Shtetit, Artan Hoxha: Rama të kërkojë falje

Artan Hoxha shkruan se tani me caktimin e Rrumbullakut në krye të Policisë së Shtetit, duhet të kërkojë një falje publike. 

31 Gusht 2022, 23:08 Nga k.m.
"Tavolina e çiftelisë me Arben Frrokun"/ Rrumbullaku
“Tavolina e çiftelisë”

TIRANË- Gazetari Artan Hoxha ka rikthyer foton e Muhamet Rrumbullakut me Arben Frrokun, të cilin kryeministri Edi Rama e konsideronte si “tavolina e çiftelisë”. Me anë të një postimi në Facebook, Artan Hoxha shkruan se tani me caktimin e Rrumbullakut në krye të Policisë së Shtetit, duhet të kërkojë një falje publike. 

"Koha kur Edi Rama, duhet t’i kerkoje falje atyre qe i akuzonte si “tavolina e çiftelise”… Duke patur parasysh situeten e rende kriminale ne vend dhe zhvillimet e fundit ne Policine e Shtetit, kryeministri dhe qeveria, i kane te gjitha mundesite, t’i kerkojne te falur Agron Kuliçit dhe ta kthejne ne detyre si te doje ai, me çifteli apo me lahute… Kjo levizje, jo vetem qe nuk do te kundershtohej nga opozita, por do te kishte mbeshtetjen e plote te Marrshall Berishes dhe besoj nuk do t’i mbetej hatri as komandantit te Partise se Lirise, Ilir Meta…. Ne fund te fundit, ky akt mund te sherbente per t’i bashkuar TRE koloset e politikes shqiptare…,"-shkruan ai.

Por për çfarë bëhet fjalë?

Muhamet Rrumbullaku shfaqej në një foto bashkë me Arben Frrokun, të dënuarin për vrasjen e komisarit Dritan Lamaj, ngjarje e ndodhur pranë shkollës “Vasil Shanto”, në vitin 2014. Vetë Rrumbullaku në Vettingun e tij u justifikua se fotoja është hedhur në Facebook me maj të vitit 2011. Ndërsa vrasja e kryekomisarit ka ndodhur në 2014. 

"Ai ka qenë me koleget dhe ka qëndruar për një kohë të shkurtër në tavolinë. Komisioni, ka hetuar duke kërkuar informacione dhe SPAK, Porkuroria e Përgjithshme, Gjykata e Posaçme dhe Policia e Shtetit kanë sjellë të dhëna, ku komisioni arriti në konkluzion se takimi ka qenë rastësor. Ka qenë me kolegët, dhe më pas kanë ardhur shtetasit e tjerë që ka qëndruar me ta disa minuta. KJV konstaton se ka pasur takim rastësor më dt 7.5.2011. Nuk rezulton që shtetasi me të cilin është takuar të jetë dënuar para kësaj date. Kontakti nuk mund të vlerësohet si kompromentues pasi ngjarja ka ndodhur disa kohë pas takimit. Shtetasi T.V ka publikuar foton dhe nuk rezulton që Rrumbullaku të ketë marrëdhënie që e përfshijnë në ngjarje kriminale,”- shprehej relatorja e seancës së Vettingut më 17 Nëntor 2020.

Në të njëjtën tavolinë duke darkuar ishte dhe Agron Kuliçajn, Tonin Vocaj, Hysni Burgaj dhe Nikolin Bala. 

Muhamet Rrumbullaku është emri përfundimtar që do marrë drejtimin e trupës policore pas largimit konfliktual të ish-drejtorit Gledis Nano. Burime për Dosja bëjnë me dije se Rrumbullaku ka pranuar postin e propozuar nga qeveria për të drejtuar Policinë e Shtetit, pas një hezitimi që ka patur disa ditë më parë, kur iu bë propozimi, duke u bërë zëvendësi i Gledis Nanos. 

“tavolina e çiftelisë” muhamet rrumbullaku artan hoxha

Sondazh

Poll