Bota

Akt vandal në Kanada/ Priten kabujt e teleferikut që dhuronte një pamje spektakolare në 3000 m lartësi

12 Gusht 2019, 08:56 Nga DOSJA
Akt vandal në Kanada/ Priten kabujt e teleferikut që dhuronte një

KANADA -Në “Howe Sound” të Kanadasë dy ditë më parë janë prerë të gjitha kabllot e një teleferiku, ndërsa polica raporton për aktin vandal i cili nuk është mësuar akoma nga kush u bë.

Incidenti ndodhi gjatë orëve të para të mëngjesit së të shtunës, ndërsa nga mediat e huaja mësohet se nuk ka njerëz të lënduar .

“Ne besojmë se kabllot ishin prerë dhe ky ishte një veprim i qëllimshëm vandalizmi. Në këtë kohë, është një skenë krimi.”- tha Inspektori Squamish RCMP Kara Triance.

Për fatin e mirë ka ndodhur gjatë natës, dhe nuk ka pasur asnjë pasagjer brenda teleferikut, duke mbajtur larg lëndimet në njerëz.

Ndërkohë policia ka  bërë thirrje që njerëzit të qëndrojnë larg kësaj zone derisa të përfundojnë hetimet.

Ky teleferik i preferuar nga mijëra turistë dhe vendas, ngrihet në një lartësi 3,000 metra mbi nivelin e detit, duke dhuruar një pamje spektakolare para ujvarave përreth.

 Burimi: CCN 

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota kanada priten kabujt e teleferikut kanada priten kabujt e teleferikut

Sondazh

Poll

Bota 12 Gusht 2019, 07:38

SKOCI –Mbretëresha Elizabeth II ka shprehur mbështetjen e saj për Princin Andrew mëngjesin e djeshëm gjatë kohës ku po përflitet shumë mbi  çështje...