Bota

Komploti Epstein-Clintons/ Trump: Pas vrasjes së financierit miliarder, qëndron Bill dhe Hilary

11 Gusht 2019, 19:19 Nga DOSJA
Komploti Epstein-Clintons/ Trump: Pas vrasjes së financierit miliarder,

SHBA- Presidenti Donald Trump ka deklaruar të shtunën një teori konspirative që lidh familjen Klinton me vdekjen e multimilionerit dhe të akuzuar për trafikim seksual, Jeffrey Epstein. Trump propagandon teori të pabaza të komplotit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, presidenti Trump shpërndau një  video nga komediani konservator Terrence Williams që pretendoi pa prova se ish-Presidenti Bill Klinton dhe ish-Sekretarja e Shtetit Hillary Clinton, rivalja e zgjedhjeve presidenciale të Trump-it në 2016, ishin përgjegjës për vdekjen e Epsteinit.

Byroja Federale e Burgjeve dhe Prokurori i Përgjithshëm Bill Barr tha se Epstein u vetvra në qelinë e burgut, teksa ishte në paarburgim.

Nga ky postim i Presidenti amerikan, mijëra njerëz e panë videon duke i kaluar 3 milion shikime.

Ligjvënësit dhe zyrtarët e qeverisë kanë bërë thirrje për hetimet mbi vdekjen e Epsteinit, por asnjëri nuk shkon aq larg sa Trump,  i cili akuzon se pas vdekjes qëndron një dorë politike.

Burimi: CNN

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota bill klinton sekretarja e shtetit hillary clinton trump vdekja e epstein bill klinton sekretarja e shtetit hillary clinton trump vdekja e epstein

Sondazh

Poll