Art&Argëtim

E kafshon gjarpri me zile, këngëtari amerikan, Mike Posner dërgohet me urgjencë në spital

12 Gusht 2019, 07:09 Nga DOSJA
E kafshon gjarpri me zile, këngëtari amerikan, Mike Posner

SHBA- Ylli i nominuar nga Grammy, njihet për hitet “Cooler Than Me” dhe “The Took a Pill in Ibiza”, dhe padyshim është  një ndër këngëtarët më të pëlqyer.

Ai e tregoi rastin e tij të kafshimit nga gjarpri helmues, përmes rrjeteve sociale.

“Ditë e çmendur dje! Sapo kisha ecur 16 milje dhe do kisha për të bërë edhe 8 të tjera pasi u ndava nga një grup vrapues. Ai helm nuk është shaka”, u shpreh ai në postimin në rrjetet sociale përmes një video ku  tregonte se sorollatej nëpër spitalin e Kolorados.

Këngëtari u tregoi fansave të tij se ai po merr trajtimin e duhur.

Ndërkohë janë parë edhe komentet e kolegëve të tij të cilët kanë treguar se ndihen të lumtur që këngëtari është përmirësuar dhe gjendja e tij shëndetësore është e mirë.

Burimi: Independent

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz e kafshon gjarpri mike posner e kafshon gjarpri mike posner

Sondazh

Poll