Art&Argëtim

Dështuan me audiencën? Dy emisionet që nuk do t’i shihni më nga shtatori në Tv Klan

11 Gusht 2019, 15:29 Nga DOSJA
Dështuan me audiencën? Dy emisionet që nuk do t’i shihni

“Merkato televizive” në Shqipëri vazhdon të marrë vëmendjen e të gjithëve. Është pikërisht kjo periudha kur bëhen ndryshimet e rëndësishme në programe televizive dhe publiku është gjithë ‘sy e vesh’ për të ditur më tepër detaje.

Nisur nga kjo, burime ekskluzive për News31.al tregojnë se përveç ndryshimeve të mundshme në Tv Klan sa i përket emisioneve ekzistuese, do të mbyllen edhe dy prej tyre.

Për News31.al, burimet rrëfejnë se emisioni “Ditë për Ditë” me fokus showbiz dhe lifestyle, me moderatore kryesore Alba Çobaj nuk do të transmetohet më në shtator.

Ndërkohë po të njëjtin ‘fat’ do të ketë edhe emisioni i gatimit “Sfida e Gatimit”, i dy shefave të kuzhinës, Alfios dhe Indrit, duke finalizuar kështu rrugëtimin e tyre 1-vjeçar në Tv Klan.

Duke marrë parasysh se të dyja këto emisione zinin një kohë të mirë të paradites dhe mesditës, na bën të besojmë se drejtuesit e Tv Klan ndoshta kanë menduar një tjetër format për të zënë këtë fashë orari edhe pse detaje të tjera ende nuk bëhen të ditura.

Jemi në pritje për të tjera lajme, tashmë që edhe pak ditë kanë ngelur nga nisja e sezonit të ri televiziv në shtator.

Marrë nga News31.al

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz alba çobaj sezoni i ri televiziv tv klan alba çobaj sezoni i ri televiziv tv klan

Sondazh

Poll