Art&Argëtim

‘Zanë malesh’ , e përkëdhelur me komplimente Arbana Osmani më e lumtur se kurrë, Alketa Vejsiu ja thotë troç:

12 Gusht 2019, 06:52 Nga DOSJA
‘Zanë malesh’ , e përkëdhelur me komplimente Arbana

TIRANË– Arbana Osmani prej kohësh është në një romancë me regjisorin, Eduart Grishaj. Duket se kjo histori dashurie ka ndikuar pozitivisht tek moderatorja, dhe e shikojmë në ditët e saj më të mira. E lumtur, e qeshur e paqtë, Arbana Osmani nuk rreshtet së qeni përkrah Eduartit edhe kur ai është me xhirime.

Teksa regjisori po merret me xhirimet e filmit “Gjyshja”, Arbana Osmani ka shkuar pranë tij për të shijuar disa ditë mes gjelbërimit dhe bukurive natyrore që të fal Shqipëria.

“Në më të bukurin vend”,- shkruan Arbana Osmani përkrah fotos nga Thethi.           

Por, si gjithnjë mjaft romantik Eduart Grishaj gjen komplimentet më unike për moderatoren: E bukura, “Zana e Maleve”.

Megjithatë në sy bie komenti i Alketa Vejsiut që nuk nguron t’ja thotë se dashuria të zbukuron.

“Shkëlqen kur je e lumtur dhe e dashuruar”,- shkruan Alketa Vejsiu përkrah fotos së Arbanës.

(R.L/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz alketa vejsiu arbana osmani eduart grishaj histori dashurie moderatorja regjisori alketa vejsiu arbana osmani eduart grishaj histori dashurie moderatorja regjisori

Sondazh

Poll