Art&Argëtim

Kur arti dhe politika bëhen bashkë, Ramush Haradinaj publikon foton me Rina Balajn nga palestra

Në një postim të fundit të Facebook Haradinaj ka publikuar një foto me këngëtaren e njohur Rina Balaj ku shihet se të dy janë në ambjentet e një palestre.

31 Gusht 2022, 09:39 Nga d.a.
Kur arti dhe politika bëhen bashkë, Ramush Haradinaj publikon foton me
Rina Balaj dhe Ramush Haradinaj

KOSOVË- Ish-kryeministri i Kosovës njëkohësisht dhe Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj është mjaft i dhënë pas aktiviteteve fizike, ku shpeshherë publikon foto nga palestra dhe ecja në natyrë.

Në një postim të fundit të Facebook Haradinaj ka publikuar një foto me këngëtaren e njohur Rina Balaj ku shihet se të dy janë në ambjentet e një palestre.

“Mirëmëngjesi!”, ka shkruar Haradinaj në mbishkrimin e fotografisë.

Haradinaj njihet si një ndër politikanët që merren me aktivitet fizik dhe nuk i mungon dëshira për të sfiduar të rinjtë pasi shpeshherë ka ndërmarrë aktivitete të cilat duan forcë dhe guxim si ngjitja në lartësi pa litar si dhe ecja në dëborë.

rina balaj ramush haradinaj

Sondazh

Poll