Bota

"Ai shkatërroi veprën e jetës së tij", para se të vdiste Gorbaçov ishte i zemëruar me Putinin

Këtë e ka thënë për “Newsweek” amerikan në korrik të këtij viti, miku i ngushtë i Mikhail Gorbaçovit, gazetari dhe kritiku i shquar i Kremlinit, Aleksei Venediktov, i cili në atë kohë ka qenë edhe në kontakt me ish-liderin sovjetik.

31 Gusht 2022, 08:42 Nga d.a.
"Ai shkatërroi veprën e jetës së tij", para se
Gorbachev dhe Putin

RUSI- Presidenti i fundit i Bashkimit Sovjetik, Mihail Gorbaçov, i cili vdiq dje në moshën 91-vjeçare, ishte i zhgënjyer dhe i zemëruar me presidentin rus Vladimir Putin para vdekjes së tij.

Sipas Blic, këtë e ka thënë për “Newsweek” në korrik të këtij viti, miku i ngushtë i Mikhail Gorbaçovit, gazetari dhe kritiku i shquar i Kremlinit, Aleksei Venediktov, i cili në atë kohë ka qenë edhe në kontakt me ish-liderin sovjetik.

"Gjithçka që bëri Mikhail Gorbaçovi u shkatërrua. Të gjitha reformat e tij janë reduktuar në zero. Mbetet vetëm hiri dhe tym" - tha Venediktov. 

Sundimi i Mikhail Gorbaçovit u karakterizua nga konceptet e hapjes dhe reformave, politika që mundësonin liri më të madhe të fjalës dhe reforma ekonomike që reduktuan në mënyrë drastike tensionet ndërmjet Perëndimit dhe Moskës.

Që kur Putin urdhëroi pushtimin rus të Ukrainës më 24 shkurt, Rusia ka miratuar një sërë ligjesh autoritare që, për shembull, bëjnë të mundur burgosjen e kujtdo që kundërshton publikisht luftën. Filloi persekutimi total i të gjithë kritikëve të Kremlinit dhe sulmi ndaj Ukrainës. Venediktov, i cili ishte kryeredaktor i Radio Moskës Echo, u detyrua të mbyllte stacionin.

Ndërkohë, NATO ka forcuar ndjeshëm praninë e saj në Evropën Lindore si kundërpërgjigje ndaj agresionit rus dhe Moska e ka gjetur veten në izolim ndërkombëtar për shkak të sanksioneve të rënda të vendosura ndaj saj nga Perëndimi.

Mihail Gorbaçov vdiq në moshën 91-vjeçare pas një sëmundjeje të gjatë dhe të rëndë, njoftoi spitali i Moskës ku po trajtohej. I vlerësuar me Çmimin Nobel për Paqen për rolin e tij në lehtësimin e konfliktit Lindje-Perëndim shekullin e kaluar, Mihail Gorbaçov kaloi 20 vitet e fundit në periferi të jetës politike, megjithatë ai vazhdimisht e ka ngritur zërin të dëgjohet teksa shqetësohet për tensionet në rritje mes Moskës dhe Uashingtonit.

 

vdes mikhail gorbachev vladimir putin aleksei venediktov

Sondazh

Poll