Bota

Përdhunimi i 11-vjeçares nga 5 persona në Kosovë, sot paralajmërohet protestë

Në orën 12:00, në Prishtinë do të protestohet kundër përdhunimit të 11 vjeçares nga pesë persona.

31 Gusht 2022, 07:35 Nga A.B
Përdhunimi i 11-vjeçares nga 5 persona në Kosovë, sot
Proteste

KOSOVË- Ditën e sotme është paralajmëruar se do të mbahet një protestë për të kërkuar drejtësi për përdhunimin e 11-vjeçares. Në orën 12:00, në Prishtinë do të protestohet kundër përdhunimit të 11 vjeçares nga pesë persona.

Protesta do të organizohet nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, në Sheshin “Zahir Pajaziti”. Ditën e djeshme u zhvillua një tjetër protestë, po me qëllimin e njëjtë. Si rrjedhojë e kësaj ngjarje, ka dhënë dorëheqje drejtori i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti.

Dorëheqja është pranuar nga kryeministri Albin Kurti, i cili po ashtu e ka dënuar ashpër përdhunimin e 11 vjeçares.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Dragodan në Prishtinë. Më 27 gusht, 5 burra, mes tyre 3 të mitur, kanë dhunuar e përdhunuar një 11-vjeçare për 7 orë në një nga parqet e kryeqytetit. Katër nga pesë personat e akuzuar për përdhunimin e të miturës janë identifikuar dhe arrestuar. Dje u arrestua dhe i pesti, 19-vjeçari Shkëlqim Kameri.

perdhunohet e mitura ne kosove

Sondazh

Poll