Bota

VIDEO/ Stuhitë shkaktojnë kaos në Shkup, furgoni me 15 pasagjerë ngec në mes të ujit, momenti i evakuimit

Reshjet e shiut kanë bllokuar shumë rrugë të Shkupit, ndërkohë që erërat e forta kanë rrëzuar pemë, dhe kanë lënë pa energji elektrike shumë ndërtesa. Një furgon ka mbetur i bllokuar në mes të ujit me 15 pasagjerë, të cilët më pas janë evakuuar.

31 Gusht 2022, 07:33 Nga s.s
VIDEO/ Stuhitë shkaktojnë kaos në Shkup, furgoni me 15
Furgoni i bllokuar nën urën e sheshit Skënderbeu

SHKUP- Reshjet e shiut kanë bllokuar shumë rrugë të Shkupit, ndërkohë që erërat e forta kanë rrëzuar pemë, të cilat kanë dëmtuar automjetet dhe sistemin e furnizimit me energji elektrike, duke lënë pa energji elektrike shumë ndërtesa.

Përmbytjet kanë bllokuar urën e sheshit Skënderbeu, nën të cilën kishin mbetur të bllokuar brenda një mjeti transportues 15 persona. Pas ndërhyrjes së zjarrfikësve, qytetarët e bllokuar janë evakuuar.

Po ashtu është bllokuar edhe rruga e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, dhe ajo e Gjykatës Themelore të Shkupit.

Përveç Shkupit, stuhitë kanë përfshirë edhe disa qytete të Maqedonisë Lindore si: Shtipi, Demirhisari, Velesi dhe Sveti Nikole.

shkup stuhi

Sondazh

Poll