Bota

Arrestohet personi i pestë i dyshuar për përdhunimin e 11-vjeçares, po intervistohet në rajon

Sipas Policisë, i dyshuari i pestë është duke u marrë në pyetje nga hetuesit në lidhje me ngjarjen dhe do të ndërmerren të gjitha veprimet e mëtejshme.

30 Gusht 2022, 14:50 Nga d.a.
Arrestohet personi i pestë i dyshuar për përdhunimin e
Foto ilustruese

KOSOVË- Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar edhe personi i pestë i dyshuar për përdhunimin e 11-vjeçares teksa katër të dyshuarit e tjerë, tre prej të cilëve të mitur, ndodhen në paraburgim.

Sipas Policisë, i dyshuari i pestë është duke u marrë në pyetje nga hetuesit në lidhje me ngjarjen dhe do të ndërmerren të gjitha veprimet e mëtejshme.

Si rezultat i punës, angazhimeve dhe hetimeve intensive nga Policia e Kosovës, tani edhe personi i pestë i dyshuar i cili ka qenë në kërkim policorë është duke intervistuar nga hetimet rajonale të DRP Prishtinë. Të gjitha veprimet e mëtejme policore lidhur me të dyshuarin i cili dyshohet se është i përfshirë në rastin “dhunim” të ndodhur në Prishtinë, do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë”, thuhet në komunikatë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Dragodan në Prishtinë. Më 27 gusht, 5 burra kanë dhunuar e përdhunuar një 11-vjeçare. Dy nga pesë personat e akuzuar për përdhunimin e të miturës janë identifikuar dhe arrestuar. Një prej tyre është 26-vjeçari Ekrem Rexhepi. Policia ka nisur kërkimet për personat e tjerë të akuzuar për këtë akt makabër.

perdhunohet e mitura ne kosove

Sondazh

Poll