Aktualitet

"Kisha frikë se do më linte", rrëfehet gruaja e Shefki Kurtit

Sipas Policisë natën mes 21 dhe 22 korrikut, 68-vjeçarja dyshohet se ka goditur me sëpatë Shefki Kurtin teksa të dy ndodheshin në dhomën e gjumit. Më pas trupin e ka tërhequr zvarrë në banjë, duke e bërë copa-copa me të njëjtën sëpatë dhe tre thika, të gjetura në Badia, në kanalin Adigetto, javën e kaluar.

29 Gusht 2022, 20:41 Nga e.k
"Kisha frikë se do më linte", rrëfehet gruaja e Shefki
Shefki dhe Nadire Kurti

ITALI- "Kisha frikë se do më linte", këto kanë qenë fjalët e para të thëna para autoriteteve të Nadire Kurtit! 68-vjeçarja e cila, po mbahet në psikiatri nën kujdesin e mjekëve u shpreh se kishte frikë se mos bashkëshorti do e braktiste.

Sipas Policisë natën mes 21 dhe 22 korrikut, 68-vjeçarja dyshohet se ka goditur me sëpatë Shefki Kurtin teksa të dy ndodheshin në dhomën e gjumit. Më pas trupin e ka tërhequr zvarrë në banjë, duke e bërë copa-copa me të njëjtën sëpatë dhe tre thika, të gjetura në Badia, në kanalin Adigetto, javën e kaluar.

Pastaj 68-vjeçarja i ka futur mbetjet në disa thasë plehrash dhe më pas i ka hedhur në një kanal në Adipetto. Gruaja ka pranuar vrasjen makabre. Familja e Kurtit, e cila nuk e kishte parë që nga e diela e 24 korrikut, ditën kur i moshuari u largua nga shtëpia pas një debati me gruan e tij, zyrtarizoi denoncimin e zhdukjes së tij.

Shefki Kurti dhe bashkëshortja e tij Nadire kishin mbërritur në Itali në vitet ’90, ata ishin ndër shqiptarët e parë që mbërritën në vendin fqinj. Fillimisht kishin shkuar të jetonin në Villanova del Ghebbo, Shefkiu kishte nisur menjëherë punën. Çifti më pas u zhvendos në Badia Polesine, në një apartament të rinovuar dinjitoz. Të dy kishin dy fëmijë, Alketën me banim në Zvicër dhe Arbenin që jeton në Masi. Ky i fundit punon si DJ në diskotekat lokale, ka dy fëmijë. Asnjë familjar nuk ka pasur ndonjëherë probleme me drejtësinë. Shefkiu bënte një jetë të qetë, të rezervuar, ishte njeri pa konflikte. Hetimet e karabinierëve vijojnë.

nadire kurti shefki kurti

Sondazh

Poll