Art&Argëtim

“Qaja dhe s’e kuptoja”, Bieta Sulo flet për depresionin pas lindjes së Kroit: Njerëzit më uronin, por unë vuaja

11 Gusht 2019, 13:57 Nga DOSJA
“Qaja dhe s’e kuptoja”, Bieta Sulo flet për depresionin

Moderatorja Bieta Sulo ka rrëfyer detaje të reja në lidhje me jetën e saj personale dhe profesionale. Në një intervistë për “Revista Class”, partnerja e Alban Dudushit ka prekur edhe temën e depresionit që ka përjetuar pasi solli në jetë djalin e saj, Kroin.

Bieta tregon se qante kur e uronin njerëzit për lindjen e djalit dhe nuk e kuptonte arsyen.

“Ehhhh… ishte një ndjesi e çuditshme, sepse të vinte për të qarë dhe ti nuk e kuptoje pse-në. Njerëzit më uronin për djalin, për shembull, unë qaja dhe habitesha edhe me veten. Sigurisht që e kuptova shumë shpejt se për çfarë bëhej fjalë, depresioni pas lindjes.

E kalova shumë shpejt dhe besoj që më ka ndihmuar edhe fakti që prej ditës së dytë kemi dalë nga shtëpia, e morëm Kroin dolëm për një kapuçino, bëmë shëtitje me karrocë dhe, nga ana tjetër, edhe Albani ka qenë shumë pranë meje.

Mendoj se të dalësh nga shtëpia është zgjidhja, të takohesh me shoqërinë, ashtu me fëmijën me vete, sepse kupton që jeta qenka njësoj, madje më e plotësuar, se ke edhe një shok të vogël me vete (siç është rasti im me djalë),”– tregon moderatorja.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz bieta sulo bieta sulo flet per depresionin depresioni pas lindjes bieta sulo bieta sulo flet per depresionin depresioni pas lindjes

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 11 Gusht 2019, 09:11

TIRANË– Fatma Haxhialiu njihet për natyrën e saj të drejtpërdrejtë dhe pa komplekse. Ajo ka postuar një foto lidhur me një mbishkrim shumë domethënës...