Art&Argëtim

‘Më ka marrë malli!’/ Orinda Huta i rikthehet muzikës, së shpejti bashkëpunim me Pirro Çakon

11 Gusht 2019, 11:48 Nga DOSJA
‘Më ka marrë malli!’/ Orinda Huta i rikthehet

TIRANË– Pas shumë kohe mungesë në tregun muzikor, Orinda Huta ka vendosur të rikthehet me një bashkëpunim.

Këngëtarja do të sjellë një këngë të re, e cila pritet të jetë një bashkëpunim me Pirro Çakon, detajet për të cilin i ka treguar të gjitha detajet në “Edicionin veror” në “ABC Neës”.

Në fakt, para se të filloja pushimet, e kisha lënë një takim për këngën, por ditën që do takohesha me Pirron, shkova mora motrën në aeroport. Megjithatë, menjëherë pasi të kthehem nga pushimet, do e bëjmë projektin tonë që kemi planifikuar. Shumë shpejt do bëjmë diçka të bukur padiskutim, siç vetëm Pirro Çako di të bëjë. Më ka marrë malli! E rëndësishme është që kur ti realizon një këngë dhe sidomos me Pirron, ai kërkon të të përshtatet ty me krijimet e veta dhe do të të shikojë se çfarë ti ke qejf. Sigurisht që ai ka planet e tij për të realizuar me këngët që krijon, por megjithatë ai asnjëherë nuk i shmanget faktit që duhet t’i përshtatet këngëtarit. Ai do që të dëgjojë realisht zërin tim, që të kuptojë se cila prej këngëve dhe cili zhaner do t’më shkonte mua më së miri. Unë kam besim të plotë, absolut, që do të bëjë më të mirën, do të bëjë krijim shumë të bukur. Nuk është menduar baladë. Ndryshe ndoshta nga çdo gjë tjetër që keni parë, nuk është menduar baladë. Kështu që do presim,”-ka përfunduar këngëtarja.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz orinda huta orinda huta bashkepunim me pirro cakon pirro çako orinda huta orinda huta bashkepunim me pirro cakon pirro çako

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 11 Gusht 2019, 09:11

TIRANË– Fatma Haxhialiu njihet për natyrën e saj të drejtpërdrejtë dhe pa komplekse. Ajo ka postuar një foto lidhur me një mbishkrim shumë domethënës...