Art&Argëtim

“Shakira e Nadal në lidhje sekrete”, thashethemet trondisin fansat, ylli kolumbian përzgjodhi tenistin ‘me të parën’

Në këtë periudhë Shakira po lufton me ndarjen e vështirë nga Pique, ndërsa Nadal është i ndarë mes ‘US Open’ dhe shtatzënisë së komplikuar të gruas së tij, e cila do të sjellë në jetë fëmijën e saj të parë në tetor.

28 Gusht 2022, 19:20 Nga F.M
“Shakira e Nadal në lidhje sekrete”, thashethemet trondisin
Shakira dhe Rafael Nadal

SPANJË- Titujt e faqeve të para të meidave rozë në Spanjë nuk flasin më për ndarjen mes Shakirës e Gerard Pique, por për një romancë të fshehtë të këngëtare kolumbiane. Rafael Nadal dhe Shakira thuhet se kanë përjetuar një histori pasioni në vitin 2008. Gjatë xhirimeve të klipit "Gypsy", tenisti spanjoll dhe këngëtarja kolumbiane u afruan më shumë se sa duhet edhe pse vetë nuk e kanë pranuar asnjëherë. 

Mediat spanjolle theksojnë se mes tyre ka pasur më shumë se një flirt pasi kampioni i 22 ‘grand slam’-eve ishte përzgjedhja e këngëtares kolumbiane për të marrë pjesë në klip. Madje thuhet se ajo e zgjodhi ‘me të parën’.

Ky lajm bëhet publik vetëm pak muaj pas divorcit të Shakiras nga Piqué.

Në atë kohë, këngëtarja nuk e njihte ende Gerard Piqué, ndërsa Nadal ishte i lidhur me gruan e tij aktuale Mery Perellò, të cilën e njohu në shkollë në vitin 2005 dhe më pas u martuan në vitin 2019,

Në këtë periudhë Shakira po lufton me ndarjen e vështirë nga Pique, ndërsa Nadal është i ndarë mes ‘US Open’ dhe shtatzënisë së komplikuar të gruas së tij, e cila do të sjellë në jetë fëmijën e saj të parë në tetor.

A do të ndikojë ky lajm në marrëdhënien e Nadalit me gruan e tij Mery? Deri më tani nuk ka pasur asnjë reagim nga asnjë prej të përfshirëve.

Po ju rikthejmë shumë vite pas:

shakira rafael nadal gerard pique

Sondazh

Poll