Bota

Marrëveshja Kosovë-Serbi/ Stoltenberg: Kurti e Vuçiç t’i zgjidhin çështjet përmes dialogut politik

Me anë të një postimi në Twitter ka thënë se kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiç t’i zgjidhin çështjet e pazgjidhura përmes dialogut, duke theksuar se KFOR do të mbetet vigjilent.

28 Gusht 2022, 17:58 Nga e.k
Marrëveshja Kosovë-Serbi/ Stoltenberg: Kurti e Vuçiç
Jens Stoltenberg

BRUKSEL- Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka mirëpritur marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë për lirinë e lëvizjes mes dy vendeve.

Me anë të një postimi në Twitter ka thënë se kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiç t’i zgjidhin çështjet e pazgjidhura përmes dialogut, duke theksuar se KFOR do të mbetet vigjilent.

”E mirëpres marrëveshjen e lehtësuar nga BE-ja për lëvizjen e lirë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Unë i inkurajoj të dy (presidentin serb, Aleksandar Vuçiç dhe kryeministrin e Kosovës Albin Kurti) për të zgjidhur çështjet e pazgjidhura përmes dialogut politik. @NATO_KFOR mbesin vigjilentë”, shkruan Stoltenberg.

Kjo marrëveshje nënkupton se Serbia, pas 11 vjetësh, do të ndalë së lëshuari dokument për hyrje-dalje për shtetasit e Kosovës, kur ata hyjnë në territorin e saj. Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka mirëpritur marrëveshjen derisa tha se qytetarët e Kosovës do të kalojnë pa pengesa kufirin me Serbinë në të gjitha vendkalimet kufitare.

jens stoltenberg

Sondazh

Poll