Bota

VD-MAKABRE në Janinë! Zyrtari tërheq zvarrë gomarin e plagosur, ‘lumi i gjakut’ mbulon rrugët

Ai ndalohet nga banorët e zonës, të cilët e pyesin se përse po e tërhiqte kafshën zvarrë, por justifikohet duke thënë se nuk e dinte që gomari ishte i plagosur.

28 Gusht 2022, 16:39 Nga F.M
VD-MAKABRE në Janinë! Zyrtari tërheq zvarrë gomarin e
Gomari i plagosur

JANINË- Nënkryetari i Bashkisë Zicë në Janinë është ‘kryqëzuar’ ga banorët e zonës pasi është filmuar teksa tërhiqte zvarrë një gomar të plagosur. Kafsha e gjorë kullonte gjak që siç shihet nga pamjet e rënda, ka mbuluar të gjithë rrugën. Por zyrtari nuk njihte mëshirë, e vijojnë ta tërhiqte zvarrë, teksa e kishte lidhur pas një makine.

Ai ndalohet nga banorët e zonës, të cilët e pyesin se përse po e tërhiqte kafshën zvarrë, por justifikohet duke thënë se nuk e dinte që gomari ishte i plagosur. Më pas, ka ngjitur kafshën në pjesën e pasmë të makinës, por banorët nuk e lanë me kaq.

Pamjet iu dorëzuan autoriteteve dhe nënkryetari është vënë në pranga. Ai po hetohet për veprime mizore ndaj kafshëve, ndërsa qytetarët kanë paralajmëruar protesta. Ata kërkojnë shkarkimin e 63-vjeçarin nga posti i nënkryetarit të bashkisë.

 

janine

Sondazh

Poll