Bota

Bombardimet në centralin bërthamor të Zaporizhia, Kuleba: E gjithë Europa në rrezik nga sulmi rus

Rusia akuzoi gjithashtu Ukrainën se është ajo që ka bombarduar centralin bërthamor. Të dyja palët kanë fajësuar njëra-tjetrën për sulmin ndaj objektit dhe janë ngritur shqetësime për rrezikun e një rrjedhje rrezatimi.

28 Gusht 2022, 17:48 Nga e.k
Bombardimet në centralin bërthamor të Zaporizhia, Kuleba:  E
Imazhet satelitore

UKRAINË- Raketa dhe artileri ruse goditën zonat përtej lumit Dnieper, pranë centralit më të madh bërthamor në Evropë, bënë të ditur të dielën zyrtarët ukrainas. Zhvillimet vijnë ndërsa është rritur frika se luftimet në afërsi të impiantit mund ta dëmtojnë atë, duke shkaktuar një rrjedhje radioaktive.

Rusia akuzoi gjithashtu Ukrainën se është ajo që ka bombarduar centralin bërthamor. Të dyja palët kanë fajësuar njëra-tjetrën për sulmin ndaj objektit dhe janë ngritur shqetësime për rrezikun e një rrjedhje rrezatimi.

“Për dekada, siguria bërthamore ka mbetur prioriteti kryesor i Ukrainës, veçanërisht duke pasur parasysh të kaluarën tonë tragjike”, tha Dmytro Kuleba në një postim në Twitter, duke iu referuar katastrofës së Çernobilit në 1986.

“Pushtuesit rusë e kthyen termocentralin bërthamor të Zaporizhzhia në një bazë ushtarake duke vënë në rrezik të gjithë kontinentin. Ushtria ruse duhet të dalë nga uzina ata nuk kanë çfarë të bëjnë atje”, tha ai.

lufta ne ukraine

Sondazh

Poll