Politike

Reportazhi i Rai 3 për kanabisin, Rama: S’kemi ç’bëjmë! Ato do të flasin, llafet do t’i ketë marrë era

10 Gusht 2019, 13:36 Nga DOSJA
Reportazhi i Rai 3 për kanabisin, Rama: S’kemi

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me reportazhin e “Rai 3” për kultivimin e drogës në Shqipëri dhe trafikun jashtë vendit.

Rama shkruan se fjalët do t’i marrë era dhe balta e hedhur do të fshihet nga uji i kohës.

“S’kemi ç’bëjmë!E kotë të harxhosh kohë me shumëçka sot serviret ende si gazetari,po me gazetarinë s’ka pikë lidhje. Çka vërtetë vlen çdo minutë janë reformat,punët,veprat.Ato do të flasin,kur llafet t’i ketë marrë era dhe baltën ta ketë fshirë uji i kohës,“-shkruan Rama.

Për reportazhin e “Rai 3” reagoi edhe ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj tha se e vërteta ishte krej ndryshe nga ajo që reflektohej nga kanali italian. 

Disa ditë më parë media italiane “Rai 3” ka publikuar një dokumentar mbi trafikun e drogës në vendin tonë.  ‘Narcotica’, emisioni italian që ka hetuar rrugën e drogës drejt Italisë, së fundmi ka hulumtuar edhe për Shqipërinë. Prokurori i antimafias Nicola Gratteri tregon për Rai3, se një e treta e Shqipërisë është e mbjellë me kanabis.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike dokumentar i rai 3per drogen ne shqiperi edi rama kultivimi i kanabisit rai 3 publikon dokumetarin per kokainen dokumentar i rai 3per drogen ne shqiperi edi rama kultivimi i kanabisit rai 3 publikon dokumetarin per kokainen

Sondazh

Poll