Bota

‘Mama, sikur ta shihje sa bukur është nga këtu'! Ra nga qindra metra lartësi, zbulohet mesazhi i fundit i 28-vjeçares italiane

Ajo ishte duke shijuar ekskursionin në rajonin malor të hënën, por në mënyrë ende të paditur kishte rënë nga disa qindra metra, duke vdekur në vendngjarje.

24 Gusht 2022, 18:28 Nga e.k
‘Mama, sikur ta shihje sa bukur është nga këtu'! Ra
Rebecca Aretini

ITALI- Një e re humbi tragjikisht jetën duke u ngjitur në një terren malor! Ajo aksidentalisht ra nga një shteg i malit Apuan në luginën e Monte Macina në veriperëndim të Italisë duke gjetur vdekjen e menjëhershme para syve të të dashurit të saj.

Rebecca Aretini, 28 vjeçe pak para se të vdiste i kishte dërguar një mesazh mamasë së saj. 

Ajo ishte duke shijuar ekskursionin në rajonin malor të hënën, por në mënyrë ende të paditur kishte rënë nga disa qindra metra, duke vdekur në vendngjarje.

Shërbimet e emergjencës kishin vështirësi në arritjen e terrenit të veshtirë dhe rekuperimin e trupit, edhe erdhën shpejt pas njoftimit për incidentin.

Moti i mbushur me re vështirësoi gjithashtu ndërhyrjen ajrore me helikopterë.

Rebecca jetonte në qytezën Mercatale, në rajonin e Toskanës dhe ishte ekskursioniste e alpiniste e zellshme. Autoritetet ende nuk kanë deklaruar shkakun e rënies së saj tragjike.

Pak para tragjedisë ajo postonte në rrjet lavdërime për pamjet madhështore që ofronte vendi që po vizitonte.

E reja i kishte dërguar foto të panoramave nënës së saj Elisabetta, e cila raportohet se është ende e trazuar për komunikimet me të bijën, duke ditur se ishin momentet e saj të fundit në jetë.

“Ajo sapo ishte ktheyr së fundmi nga një ekskursion i ngjashëm me të dashurin në malet e Valle d’Aosta. Ekskursioni në Alpet Apuan do të ishte i fundit për ta. Ajo më dërgoi një foto të maleve ku shkruante ‘Mama, sikur ta shihje sa bukur është nga këtu. Lutem që të mos ketë vuajtur shumë. Ende nuk më duket reale", tha e përlotur mamaja e saj.

Autoritetet thonë se një hetim është hapur për vdekjen e saj.

rebecca aretini

Sondazh

Poll