Bota

Escobar dhe Lajçak takojnë sot liderët e opozitës në Kosovë

Lajçak dhe Escobar po qëndrojnë në rajon në përpjekje për të arritur një marrëveshje për targat dhe dokumentet e udhëtimit. 

24 Gusht 2022, 08:13 Nga A.B
Escobar dhe Lajçak takojnë sot liderët e opozitës në
Escobar dhe Lajcak

KOSOVË- Ditën e sotme vijojnë takimet mes të dërguarit Miroslav Lajçak dhe Gabriel Escobar në Prishtinë. Në orën 16:00 në Zyrën e BE-së në Prishtinë, Lajçak do të jetë mikpritësi i takimit me opozitën. Gazeta Express bën me dije se bashkë me Lajçak do të jetë edhe një përfaqësues i Zyrës së BE-së, ndërkohë që të ftuar do të jenë edhe pala amerikane, i dërguari Gabriel Escobar dhe Ambasadori Jeff Hovenier.

Nga opozita do të jenë PDK, LDK e AAK, respektivisht Memli Krasniqi dhe një zyrtar i PDK-së, Lumir Abdixhiku me një zyrtar nga LDK dhe Ramush Haradinaj, i shoqëruar nga një zyrtar i AAK-së.

Liderët opozitarë një takim të ngjashëm kanë pasur mbrëmjen e djeshme në ambasadën amerikane ku kanë qenë të ftuar për darkë me të dërguarin e SHBA-së për dialogun, Gabriel Escobar.

Lajçak dhe Escobar po qëndrojnë në rajon në përpjekje për të arritur një marrëveshje për targat dhe dokumentet e udhëtimit. 

escobar dhe lajcak ne kosove

Sondazh

Poll