Bota

Drejtonte mjetin në gjendje të dehur dhe shkaktoi aksident, dënohet bashkëshorti i Nancy Pelosi dhe pranon fajësinë për akuzat e BDI-së

Paul Pelosi u deklarua fajtor të martën për drejtimin e mjetit nën ndikimin e alkolit në maj. Gjykatësi Joseph Solga e dënoi Pelosin me pesë ditë burg dhe do të paguajë një gjobë më shumë se 1700 dollarë.

24 Gusht 2022, 07:24 Nga s.s
Drejtonte mjetin në gjendje të dehur dhe shkaktoi aksident,
Paul Pelosi dhe Nancy Pelosi

SHBA- Paul Pelosi, bashkëshorti i kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, u deklarua fajtor të martën për drejtimin e mjetit nën ndikimin e alkolit në maj. Gjykatësi Joseph Solga e dënoi Pelosin me pesë ditë burg, por ai do të jetë në provë për sjelljen e tij dhe kjo prove do të zgjasë 3 vite, i cili do të paguajë një gjobë më shumë se 1700 dollarë.

Gjykata urdhëroi gjithashtu që në automjetin e tij të instalohej një pajisje bllokuese për mjetin për një vit dhe ai duhet të ndjekë një kurs tre-mujor se si duhet të sillen shoferat kur janè nën efektin e alkolit. Në emër të tij foli Amanda Bevins, avokatja e Pelosit. Sipas ligjit të Kalifornisë, një i pandehur nuk duhet të jetë i pranishëm në sallën e gjyqit, përveç nëse urdhërohet nga një oficer gjyqësor dhe ata mund të paraqiten përmes avokatit të tyre për një çështje kundërvajtjeje.

Pelosi u arrestua më 28 maj pas një përplasjeje gjatë natës me një shofer tjetër në Napa, Kaliforni. Në fillim të këtij muaji, ai u deklarua i pafajshëm. 82-vjeçari kishte tentuar të kalonte SR-29 në fund të majit kur Porsche e tij 2021 u godit nga një Jeep i vitit 2014 që po udhëtonte drejt veriut në rrugë, sipas një raporti të përplasjes nga Patrulla e Kalifornisë. Sipas një kallëzimi penal, automjetet kanë "pësuar dëme të mëdha nga përplasja", raporton CNN.

Ankesa vuri në dukje se Pelosi po drejtonte automjetin e tij "teksa ishte nën ndikimin e alkolit dhe një drogës". Autoritetet thanë në ankesë se kur iu kërkua ID në vendngjarje, Pelosi u dorëzoi oficerëve si patentën e tij, ashtu edhe një kartë "11-99 Foundation". Fondacioni është shoqata bamirëse California Highway Patrol, e cila "ofron ndihmë urgjente për punonjësit e Kalifornisë Highway Patrol dhe bursa për fëmijët e tyre", sipas faqes së saj të internetit. Me origjinë nga San Francisko, ai ka qenë i martuar me Nancy Pelosi, një demokrate nga Kalifornia, që nga viti 1963. Çifti ka pesë fëmijë.

nancy pelosi paul pelosi

Sondazh

Poll